{"id":207,"date":"2024-02-09T13:33:02","date_gmt":"2024-02-09T12:33:02","guid":{"rendered":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/?p=207"},"modified":"2024-02-09T18:59:23","modified_gmt":"2024-02-09T17:59:23","slug":"parlamenti-evropian-miraton-rezolute-per-serbine-kerkon-hetim-nderkombetar-per-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/2024\/02\/09\/parlamenti-evropian-miraton-rezolute-per-serbine-kerkon-hetim-nderkombetar-per-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Parlamenti Evropian miraton rezolut\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, k\u00ebrkon hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjedhjet"},"content":{"rendered":"\n<p>Me nj\u00eb rezolut\u00eb urgjente q\u00eb ka miratuar t\u00eb enjten,&nbsp;<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/parlamenti-evropian-hetim-nderkombetar-manipulim-zgjedhje-serbi-\/32809634.html\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Parlamenti Evropian (PE)<\/a><\/strong>, i ka d\u00ebnuar parregullsit\u00eb q\u00eb jan\u00eb raportuar gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Serbi, ka k\u00ebrkuar hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ka b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb q\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzohet vazhdimi i procesit t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me respektimin e standardeve demokratike t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe krahinore m\u00eb 17 dhjetor 2023.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezoluta mori nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme gjat\u00eb votimit. N\u00eb favor t\u00eb rezolut\u00ebs votuan 461 deputet\u00eb, nga 557 sa ishin t\u00eb pranish\u00ebm, kund\u00ebr ishin vet\u00ebm 53, nd\u00ebrsa abstenuan 43.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tekstin e rezolut\u00ebs, i cili ishte rezultat i bisedimeve t\u00eb disa grupeve politike t\u00eb PE-s\u00eb, shprehet keqardhje p\u00ebr faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb autoriteteve t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb se kan\u00eb ndodhur parregullsi n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cB\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr hetime t\u00eb pavarura nga ekspert\u00eb dhe institucione t\u00eb respektuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr parregullsit\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale , me kujdes t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr asamblen\u00eb e qytetit t\u00eb Beogradit\u201d, thuhet n\u00eb rezolut\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, i cili ka qen\u00eb edhe an\u00ebtar i misionit v\u00ebzhgues evropian gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 17 dhjetorit n\u00eb Serbi, ka th\u00ebn\u00eb se me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb i d\u00ebrgohet mesazh i qart\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet, se duhet t\u2019i respektojn\u00eb standardet demokratike nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr parregullsit\u00eb sistematike n\u00eb procesin e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb, Parlamenti Evropian i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Komisionit Evropian q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb d\u00ebrgimin e nj\u00eb misioni ekspert\u00ebsh n\u00eb Serbi, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar situat\u00ebn dhe zhvillimet pas zgjedhjeve t\u00eb fundit dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nj\u00eb dialog shoq\u00ebror, i cili do t\u00eb \u00e7onte deri te kthimi i besimit n\u00eb institucione.<\/p>\n\n\n\n<p>Parlamenti Evropian d\u00ebnon munges\u00ebn e pluralizmit politik gjat\u00eb procesit zgjedhor, favorizimin e partis\u00eb n\u00eb pushtet nga ana e mediave gjat\u00eb fushat\u00ebs, fushatat e shumta t\u00eb dezinformimit, n\u00eb t\u00eb cilat, sipas tekstit, ishin p\u00ebrfshir\u00eb mediat pro- qeveritare n\u00eb Serbi, por edhe media dhe organizata nga Rusia.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr parregullsit\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Serbi t\u00eb zhvilluara m\u00eb 17 dhjetor t\u00eb vitit 2023, Parlamenti Evropian p\u00ebrmend votimin e shtetasve nga vendet tjera, posa\u00e7\u00ebrisht nga Bosnja e Hercegovina n\u00eb zgjedhjet lokale, sjelljen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar t\u00eb votuesve n\u00eb vendvotime nga partia n\u00eb pushtet, shlyerjen e votuesve nga regjistri n\u00eb disa raste, joshjen e paligjshme t\u00eb votuesve dhe forma tjera t\u00eb shkeljeve t\u00eb parimeve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tekstin e rezolut\u00ebs d\u00ebnohet edhe p\u00ebrdorimi i tepruar i forcave policore n\u00eb Serbi ndaj demonstruesve gjat\u00eb protestave kund\u00ebr parregullsive n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, deputet\u00ebt e Parlamentit Evropian d\u00ebnojn\u00eb edhe sulmet verbale nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit n\u00eb Serbi ndaj v\u00ebzhguesve nga BE-ja, si dhe pohimet se vende t\u00eb BE-s\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimin e protestave pas zgjedhjeve, pohime t\u00eb cilat nuk jan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb asnj\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cParlamenti Evropian ka shprehur edhe keqardhje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e ka quajtur \u2018munges\u00eb e kritikave t\u00eb z\u00ebshme nga Komisioni Evropian\u2019, posa\u00e7\u00ebrisht nga komisionari p\u00ebr zgjerim, n\u00eb nj\u00eb varg dyshimesh p\u00ebr mashtrime zgjedhore n\u00eb Serbi dhe b\u00ebn ftes\u00eb q\u00eb Komisioni t\u2019i adresoj\u00eb pa vonesa k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb soll\u00ebn deri te dyshimet\u201d, thuhet n\u00eb tekst.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian, duke komentuar rezolut\u00ebn e miratuar, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nga nj\u00eb shtet kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Serbia, duhet t\u00eb respektoj\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb demokracis\u00eb, e zgjedhjet e lira jan\u00eb nj\u00eb prej standardeve themelore.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk e kan\u00eb fuqin\u00eb obliguese p\u00ebr BE-n\u00eb, por paraqesin nj\u00eb q\u00ebndrim politik t\u00eb k\u00ebtij institucioni t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb misionin e Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore n\u00eb zgjedhjet e 17 dhjetorit n\u00eb Serbi. SNS-ja n\u00eb pushtet dhe udh\u00ebheqja shtet\u00ebrore i kan\u00eb hedhur posht\u00eb k\u00ebto akuza.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 18 dhjetor, Zyra e OSBE-s\u00eb p\u00ebr Institucione Demokratike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u p\u00ebrcoll\u00ebn me parregullsi, keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vu\u00e7iq, fushata negative dhe p\u00ebrhapje frike.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb rezolut\u00eb urgjente q\u00eb ka miratuar t\u00eb enjten,&nbsp;Parlamenti Evropian (PE), i ka d\u00ebnuar parregullsit\u00eb q\u00eb jan\u00eb raportuar gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Serbi, ka k\u00ebrkuar hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ka b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb q\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzohet vazhdimi i procesit t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me respektimin e standardeve demokratike t\u00eb BE-s\u00eb. Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":208,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-207","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota"},"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":209,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207\/revisions\/209"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/208"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}