{"id":316,"date":"2024-02-26T09:09:02","date_gmt":"2024-02-26T08:09:02","guid":{"rendered":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/?p=316"},"modified":"2024-02-26T09:09:02","modified_gmt":"2024-02-26T08:09:02","slug":"eshte-nje-referendum-shpalli-kandidaturen-per-president-te-maqedonise-se-veriut-bujar-osmani-per-voa-ide-e-thyerjes-se-monopoleve-etnike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/2024\/02\/26\/eshte-nje-referendum-shpalli-kandidaturen-per-president-te-maqedonise-se-veriut-bujar-osmani-per-voa-ide-e-thyerjes-se-monopoleve-etnike\/","title":{"rendered":"\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb referendum\u201d- Shpalli kandidatur\u00ebn p\u00ebr President t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmani p\u00ebr VOA: Ide e thyerjes s\u00eb monopoleve etnike"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut kan\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen n\u00eb fund t\u00eb prillit dhe fillim t\u00eb majit. Nga partit\u00eb politike shqiptare do t\u00eb ket\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut kan\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen n\u00eb fund t\u00eb prillit dhe fillim t\u00eb majit. Nga partit\u00eb politike shqiptare do t\u00eb ket\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Bujar-Osmani.jpg\" alt=\"Bujar Osmani\" class=\"wp-image-1395020\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga koalicioni i opozit\u00ebs shqiptare kandidat do jet\u00eb zoti Arben Taravari, nd\u00ebrsa t\u00eb enjten, Partia Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim shpalli se kandidat i saj do jet\u00eb Bujar Osmani, i cili mban detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, zoti Osmani tha se kandidatura e tij ishte \u201cnj\u00eb referendum\u201d n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ides\u00eb q\u00eb presidenti t\u00eb zgjidhet nga parlamenti.&nbsp;<em>\u201cNj\u00eb mb\u00ebshtetje plebishitare p\u00ebr iden\u00eb q\u00eb presidenti t\u00eb zgjidhet n\u00eb Parlament me dy t\u00eb tretat e votave dhe me shumic\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, ku edhe shumica e deputet\u00ebve shqiptar\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr zgjedhjen e presidentit\u201d,<\/em>&nbsp;u shpreh ai, duke shtuar se presidenti duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb bashkon qytetar\u00ebt e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti Osmani tha se priste q\u00eb qeveria e re t\u00eb miratonte ndryshimet n\u00eb kushtetut\u00ebn e vendit, si d\u00ebshmi e synimeve p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Zoti Osmani, n\u00eb sesionin e sot\u00ebm plenar t\u00eb OKB-s\u00eb, ku u diskutua mbi mb\u00ebshtetjen ndaj Ukrain\u00ebs, ju mbajt\u00ebt dhe fjal\u00ebn e rastit. Cilat qen\u00eb q\u00ebndrimet tuaja kryesore?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bujar Osmani:&nbsp;<\/strong>Mendoj q\u00eb ky p\u00ebrvjetor i dyt\u00eb i fillimit t\u00eb agresionit rus ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb grup i ministrave t\u00eb jasht\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt kemi qen\u00eb m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm n\u00eb alarmin se Federata Ruse paraqet rrezikun m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr sigurin\u00eb e kontinentit, por natyrisht nga perspektiva ime dhe p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, q\u00eb edhe sot t\u00eb rikujtojm\u00eb b\u00ebmat e Federat\u00ebs Ruse n\u00eb Ukrain\u00eb dhe rrezikun q\u00eb paraqet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. P\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebs time n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme, un\u00eb pata mund\u00ebsi t\u00eb kem nj\u00eb takim edhe me Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs, zotin Dmytro Kuleba, duke konfirmuar edhe nj\u00eb her\u00eb mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr luft\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs. Un\u00eb besoj se po qe se Federata Ruse fiton n\u00eb Ukrain\u00eb, caku i radh\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb rajonet e tjera vulnerabile, ve\u00e7an\u00ebrisht Ballkani Per\u00ebndimor dhe k\u00ebtu p\u00ebrfshihet natyrisht edhe Maqedonia e Veriut multietnike. Prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim Ukrain\u00ebn q\u00eb ta fitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por edhe ne ta ruajm\u00eb qart\u00ebsin\u00eb strategjike dhe rezistenc\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me ndikimet hibride ruse, t\u00eb cilat jan\u00eb futur n\u00eb \u00e7do pore t\u00eb sistemit dhe prandaj ishte mesazhi k\u00ebtu q\u00eb t\u2019i themi jo Rusis\u00eb, por povazhdimit t\u00eb integrimit evropian t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Zoti Osmani, dje, ju u shpall\u00ebt zyrtarisht si kandidat i Partis\u00eb Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim p\u00ebr President. Cila do jet\u00eb oferta juaj p\u00ebr elektoratin?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bujar Osmani:<\/strong>&nbsp;Ishte nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb nominimi p\u00ebr kandidat p\u00ebr President t\u00eb shtetit nga Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim t\u00eb m\u00eb gjej\u00eb k\u00ebtu n\u00eb SHBA, n\u00eb Kombet e Bashkuara dhe shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb dhe paraqitja ime e par\u00eb pas nominimit, t\u00eb falend\u00ebroj t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb dhan\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb madhe gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, por natyrisht kryetarit Ali Ahmeti i cili vendosi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb misionit t\u00eb madh t\u00eb tij historik mbi supet e mia. P\u00ebr shkak se kandidatura ime nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kandidatur\u00eb e nj\u00eb politikani q\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb unike vendore institucionale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Duke qen\u00eb se vitin e kaluar isha kryesues i organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe bot\u00ebrore t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb OSBE-s\u00eb me 57 shtete dhe 1.3 miliard\u00eb njer\u00ebz, por m\u00eb tep\u00ebr kandidatura ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb referendum p\u00ebr nj\u00eb ide t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebr shkak se ne dalim me ide p\u00ebr nj\u00eb plebishit, nj\u00eb mb\u00ebshtetje plebishitare p\u00ebr iden\u00eb q\u00eb presidenti t\u00eb zgjidhet n\u00eb Parlament me dy t\u00eb tretat e votave dhe me shumic\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, ku edhe shumica e deputet\u00ebve shqiptar\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr zgjedhjen e presidentit. P\u00ebr shkak se presidenti duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb figur\u00eb unifikuese, indi lidh\u00ebs, indi koheziv q\u00eb mban bashk\u00eb narracionet e ndryshme n\u00eb vend; n\u00eb nj\u00eb ind, n\u00eb nj\u00eb harmoni multietnike dhe shoq\u00ebrore. Prandaj, kjo kandidatur\u00eb e imja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i madh se ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb gjitha monopolet etnike q\u00eb jan\u00eb krijuar n\u00eb shtet t\u00eb rr\u00ebnohen dhe t\u00eb krijohet nj\u00eb shtet i barazis\u00eb s\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb inidvid\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet tjera.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;N\u00eb gar\u00eb, jan\u00eb dy kandidat\u00eb nga partit\u00eb politike shqiptare, ju dhe zoti Arben Taravari. Ne t\u00eb kaluar\u00ebn, kandidat\u00ebt shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb kaluar n\u00eb raundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja, \u00e7far\u00eb ka ndryshuar k\u00ebt\u00eb her\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bujar Osmani:<\/strong>&nbsp;Un\u00eb mendoj se situata \u00ebsht\u00eb paksa ndryshe. Duke mos dashur t\u00eb flas shum\u00eb p\u00ebr veten, mir\u00ebpo eksperienca ime nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendore institucionale m\u00eb b\u00ebn shum\u00eb kompetitiv n\u00eb krahasim me t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ata maqedonas apo shqiptar\u00eb; nj\u00eb cil\u00ebsi e re n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr president n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Un\u00eb mendoj se ky referendum p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide t\u00eb cil\u00ebs i ka ardhur koha i tejkalon kufijt etnik, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb ide mbi barazin\u00eb, mbi institucionalizimin e barazis\u00eb, t\u00eb dinjitetit t\u00eb komuniteteve, t\u00eb thyerjes s\u00eb monopoleve etnike dhe k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje do ta japin jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt me plebishit, por do ta japin edhe maqedonasit, t\u00eb cil\u00ebt e din\u00eb se vet\u00ebm barazia do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb shtet, i cili do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb harmoni dhe progres dhe n\u00eb integrime evropiane dhe euratlantike.<br>Komuniteti maqedonas e ka kuptuar se ka qen\u00eb pr\u00e9 e stereotipeve ndaj komuniteteve t\u00eb tjera. Vet\u00ebm barazia mund\u00ebson vler\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet ve\u00e7 e ve\u00e7, por edhe p\u00ebr shtetin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prandaj kujtoj se ky referendum p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide t\u00eb madhe t\u00eb cil\u00ebn e paraqiti dje kryetari Ahmeti duke bartur mbi supet e mia k\u00ebt\u00eb mision do t\u00eb mb\u00ebshtetet nga t\u00eb gjitha komunitetet, para s\u00eb gjithash nga shqiptar\u00ebt me plebishit, por edhe nga t\u00eb gjitha ata t\u00eb cil\u00ebt duan ta shohin Maqedonin\u00eb e Veriut si shtet ku qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb privilegje por dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj shtetit dhe ndaj shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;BDI-ja dhe LSDM-ja, dy parti n\u00eb koalicion po dalin me kandidat m\u00eb vete p\u00ebr president. A pritet t\u00eb ndikoj\u00eb kjo te dalja me lista t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta zgjedhore p\u00ebr gar\u00ebn parlamentare?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bujar Osmani:<\/strong>&nbsp;Un\u00eb, edhe pse nuk ka nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, kujtoj se BDI do t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb front evropian, ku partit\u00eb politike shqiptare t\u00eb cilat n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut jan\u00eb kompasi i orientimit strategjik, ose gardiani i kursit gjeostrategjik t\u00eb venddit do t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr shkak se po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjeolpolitik. Rreziku nga Federata Ruse, e cila po shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha poret e sistemit, duke u paraqitur si rrezik i drejp\u00ebrdrejt p\u00ebr sigurin\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor, por dhe shtetit ton\u00eb, e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb qart\u00ebsi strategjike. Ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb devijojm\u00eb nga kursi strategjik duke mb\u00ebshtetur parti politike q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb ose \u2018proxy\u2019 lojtar\u00eb t\u00eb ndikimeve malinje ruse ose t\u00eb padefinuara n\u00eb orientimin strategjik. Ajo q\u00eb i duhet Ballkanint Per\u00ebndimor dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qart\u00ebsi strategjike, nj\u00eb parashikueshm\u00ebri politike, e cila do t\u00eb krijoj\u00eb resiztenc\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb tendenc\u00ebn ruse p\u00ebr t\u00eb destabilizuar proceset n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, por edhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:&nbsp;<\/strong>Vendi juaj pritet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb Kushtetut\u00eb, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ndjeshme p\u00ebr vendin tuaj. A mendoni se pas zgjedhjeve, pavar\u00ebsisht cila forc\u00eb fiton, k\u00ebto ndryshime do t\u00eb miratohen?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bujar Osmani<\/strong>: Duke qen\u00eb se theksova se BDI-ja, por edhe opsioni jon\u00eb politik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ky front evropian \u00ebsht\u00eb gardian i kursit euroatlantik t\u00eb shtetit p\u00ebr ne k\u00ebto jan\u00eb vija t\u00eb kuqe. Kryetari Ahmeti e tha dje se \u201cnuk do ket\u00eb qeveri pa ndryshime kushtetuese\u201d, t\u00eb cilat n\u00ebnkuptojn\u00eb futjen e komunitetit bullgar dhe komuniteteve t\u00eb tjera n\u00eb kushtetut\u00ebn e vendit me q\u00ebllim t\u00eb hapjes s\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb shtet t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe e dyta: ndryshimi i konceptit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb shtetit me shumic\u00ebn e 2\/3 dhe me shumic\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, p\u00ebrshfir\u00eb k\u00ebtu edhe shumic\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb. Kujtoj q\u00eb kjo ide bashk\u00eb me ndryshimet kushtetuese q\u00eb kan\u00eb t\u00eb bejn\u00eb me integrimet evropiane krijojn\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e parefuzueshme p\u00ebr komunitetin shqiptar, por jam i sigurt edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet tjera n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Jav\u00ebt e fundit, shtetasit e vendit tuaj po p\u00ebrballen me pritje t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr marrjen e pasaportave dhe let\u00ebrnjoftimeve me emrin e ri t\u00eb vendit \u201cMaqedonia e Veriut. Qytetar\u00eb thon\u00eb se u \u00ebsht\u00eb kufizuar liria e l\u00ebvizjes. Pse nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur deri tani kjo \u00e7\u00ebshtje dhe kur pritet t\u00eb marr\u00eb udh\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bujar Osmani:<\/strong>&nbsp;Un\u00eb shpresoj q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme do t\u00eb riorganizohet p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet e saj p\u00ebr dh\u00ebnien e pasaporteve. M\u00ebnyra m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni shtyrje t\u00eb afateve t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mir\u00ebpo marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm. Marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat jan\u00eb ratifikuar n\u00eb parlamentin e vendit jan\u00eb pjes\u00eb e rendit t\u00eb brendsh\u00ebm ligjor dhe ato nuk mund t\u00eb ndryshohen me ligj, andaj kujtoj se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb riorganizim. Ashtu si\u00e7 b\u00ebri Ministria e Jashtme n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike dhe konsullore. Vendos\u00ebm pun\u00eb n\u00eb dy turne, vendos\u00ebm pun\u00eb t\u00eb shtunave dhe t\u00eb dielave, rrit\u00ebm kapacitetin e stacioneve baz\u00eb p\u00ebr dor\u00ebzimin e pasaportave dhe po u dalim n\u00eb sh\u00ebrbim aq sa mundemi nevojave t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr ndryshimin e dokumenteve t\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, kujtoj se opozita e cila tani p\u00ebrkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb, p\u00ebr 5 vite t\u00eb t\u00ebra ka thirrur qytetar\u00ebt mos t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshimin dokumenteve p\u00ebr shkak se \u201cata kur t\u00eb vijn\u00eb do ta kthejn\u00eb emrin e vjeter kushtetues\u201d. Tani rezulton se i kan\u00eb manipuluar njer\u00ebzit p\u00ebr shkak se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe i kan\u00eb d\u00ebgjuar ata duke shpresuar se v\u00ebrtet kur t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebta n\u00eb pushtet do ta kthejn\u00eb emrin e vjet\u00ebr. Tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve dhe ajo \u00e7far\u00eb po shohim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tentim p\u00ebr gjetjen e alibis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7organizim i cili m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime politike sesa p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Thirrja ime ishte edhe thirrja e kryeministrit Xhaferi i cili i dha urdh\u00ebr ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb organizohen sa m\u00eb shpejt me t\u00eb gjitha kapacitetet e veta q\u00eb t\u2019u dalin n\u00eb sh\u00ebrbim njer\u00ebzve. Mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr ta tejkaluar k\u00ebt\u00eb presion q\u00eb e kemi p\u00ebrkoh\u00ebsisht deri n\u00eb rrumbullaksimin e ndryshimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut kan\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen n\u00eb fund t\u00eb prillit dhe fillim t\u00eb majit. Nga partit\u00eb politike shqiptare do t\u00eb ket\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut kan\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen n\u00eb fund t\u00eb prillit dhe fillim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":317,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":{"0":"post-316","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-rajoni"},"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=316"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/316\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":318,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/316\/revisions\/318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}