{"id":427,"date":"2024-03-25T02:28:01","date_gmt":"2024-03-25T01:28:01","guid":{"rendered":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/?p=427"},"modified":"2024-11-08T13:39:46","modified_gmt":"2024-11-08T12:39:46","slug":"op-ed-fatmir-grejqevci-kosova-shteti-qe-dje-perligji-ekzistencen-e-nato-se-ndersa-sot-rusia-e-serbia-e-perdorin-per-ta-bere-drejtesine-qe-se-kane-bere-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/2024\/03\/25\/op-ed-fatmir-grejqevci-kosova-shteti-qe-dje-perligji-ekzistencen-e-nato-se-ndersa-sot-rusia-e-serbia-e-perdorin-per-ta-bere-drejtesine-qe-se-kane-bere-kurre\/","title":{"rendered":"Op\/ed-Fatmir Grejqevci: Kosova-shteti q\u00eb dje p\u00ebrligji ekzistenc\u00ebn e NATO-s\u00eb nd\u00ebrsa sot Rusia e Serbia e p\u00ebrdorin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb s&#8217;e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Deri m\u00eb tani nuk kam lexuar ndonj\u00eb shkrim apo trajtes\u00eb se nga intervenimi i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm Kosova dhe qytetar\u00ebt e saj por edhe NATO-ja dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb saj. E themi k\u00ebt\u00eb duke e pasur parasysh faktin se q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb NATO-s ka qen\u00eb paqja bot\u00ebrore nd\u00ebrsa Serbia p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb po zhvillonte luft\u00ebra t\u00eb p\u00ebrgjakshme kund\u00ebr popujve liridash\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs, duke shp\u00ebrfillur dhe mos qar\u00eb aspak kok\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake dhe duke e v\u00ebn\u00eb para nj\u00eb gjendje posht\u00ebruese, n\u00ebn\u00e7muese e pse jo edhe skajshm\u00ebrisht komprometuese! Ndon\u00ebse NATO-ja ishte themeluar me misionin p\u00ebr paqen bot\u00ebrore, Serbia para syve t\u00eb saj, po b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb se luft\u00ebra, po zhvillonte masakra anek\u00ebnd Kroacis\u00eb dhe sidomos Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs dhe Kosov\u00ebs ku po dhunonte vajza dhe po vriste, masakronte e piqte edhe foshnje e f\u00ebmij\u00eb! Thjesht barbari! E ndodhur p\u00ebrball nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb, NATO-ja ose duhej t\u00eb intervenonte p\u00ebr ta p\u00ebrligjur ekzistenc\u00ebn e saj gjysm\u00eb shekullore ose t\u00eb vazhdonte t\u00eb lejonte t\u00eb trajtohej si nj\u00eb palaqo aleanc\u00eb ushtarake e t\u00eb hynte n\u00eb analet e historis\u00eb s\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb e krijuar p\u00ebr paqe bot\u00ebrore por q\u00eb nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta ndalur barbarin\u00eb q\u00eb po ndodhte para syve t\u00eb saj nga nj\u00eb shtet pakrahasimisht m\u00eb i dob\u00ebt se sa potenciali i saj ushtarak.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>NATO-ja tani ndodhej edhe p\u00ebrball lajmeve t\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb pasqyroheshin n\u00ebp\u00ebr medie p\u00ebr barbarit\u00eb q\u00eb po b\u00ebnte Serbia n\u00eb Kroaci e sidomos n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb e Kosove. T\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb masakr\u00ebn e Srebrenic\u00ebs, para ushtar\u00ebve t\u00eb forcave t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, serb\u00ebt vran\u00eb mbi 8 mij\u00eb boshnjak civil t\u00eb paarmatosur. Ishin k\u00ebto skema q\u00eb p\u00ebrkujtonin kampet e p\u00ebrqendrimit gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kund\u00ebr hebrenj\u00ebve, n\u00eb koh\u00ebn kur nuk kishte ekzistuar NATO-ja por q\u00eb ishte krijuar m\u00eb pastaj p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrs\u00ebritur kurr\u00eb m\u00eb krime t\u00eb tilla, me p\u00ebrmasa gjenocidale.  <\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Krime t\u00eb tilla, ushtria dhe policia e Serbis\u00eb po b\u00ebnte anek\u00ebnd Kosov\u00ebs, duke dhunuar vajza shqiptare, duke vrar\u00eb e masakruar edhe pleq e plaka, f\u00ebmij\u00eb e foshnja anek\u00ebnd Kosov\u00ebs dhe duke i pla\u00e7kitur vendbanimet shqiptare dhe dh\u00ebn\u00eb flaken m\u00eb pastaj me q\u00ebllim q\u00eb popullata e k\u00ebtyre vendeve t\u00eb mos kishte m\u00eb motiv t\u00eb rikthehej n\u00eb vendet nga ishte d\u00ebbuar dhunsh\u00ebm por t\u00eb merrte bot\u00ebn n\u00eb sy dhe t\u00eb tretej, sikur jan\u00eb tretur sa e sa gjenerata.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte lufta disa vje\u00e7are kund\u00ebr Kroacis\u00eb e Bosnj\u00eb e Hercegoniv\u00ebs gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i kishte r\u00ebn\u00eb maska Serbis\u00eb dhe bota demokratike po shihte barbarin\u00eb q\u00eb po b\u00ebnin ushtria e policia e saj kund\u00ebr popujve liridash\u00ebs. Askush nuk mund t\u00eb p\u00ebrligjte fushatat vrastare serbe e as barbarit\u00eb e saj \u00e7\u2019njer\u00ebzore, madje as aleatet e saj t\u00eb kamotshme, sikur ishte Rusia dhe vendet sllave. T\u00eb anosh nga Serbia do t\u00eb thoshte t\u00eb anosh kah barbaria, t\u2018ia b\u00ebsh avokatin satanait.<\/p>\n\n\n\n<p>E ndodhur p\u00ebrball nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb, NATO-ja kishte nj\u00eb rast ideal p\u00ebr ta p\u00ebrligjur ekzistenc\u00ebn e saj gjysm\u00eb shekullore dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrligjur investimet marramend\u00ebse n\u00eb infrastruktur\u00ebn dhe super struktur\u00ebn e saj. Kishte nj\u00eb rast ideal q\u00eb duke nd\u00ebrmarr nj\u00eb fushat\u00eb ajrore ndaj ushtris\u00eb dhe policis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb tregonte an\u00ebn e saj humane se nuk do lejonte t\u00eb posht\u00ebrohej qenia njer\u00ebzore dhe se liria dhe dinjiteti i njeriut ka m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb se sa shteti q\u00eb i mohon dhe shkel ato! Shto k\u00ebtij fakti se me p\u00ebrjashtim t\u00eb Turqis\u00eb, shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s jan\u00eb t\u00eb krishtera e Kosova vend me shumic\u00eb myslimane, ishte edhe nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr se aleanca veri-atlantike \u00ebsht\u00eb aleanc\u00eb q\u00eb mbron edhe vendet me popullsi myslimane kur ato ndodhen p\u00ebrball nj\u00eb agresioni nga kushdo shtet qoft\u00eb. Dhe po, NATO-ja i arriti k\u00ebto objektiva duke realizuar fushat\u00eb nga ajri ndaj ushtris\u00eb dhe policis\u00eb vrastare serbe, e cila p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb kishte vrar\u00eb e masakruar popujt jo serb n\u00eb territorin e ish Jugosllavis\u00eb. K\u00ebt\u00eb fushat\u00eb ajrore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin e Kosov\u00ebs nga agresioni i Serbis\u00eb, NATO-ja e ka p\u00ebrmendur edhe gjat\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb Afganistan e Irak duke theksuar se fushata nuk \u00ebsht\u00eb e drejtuar kund\u00ebr bot\u00ebs myslimane por kund\u00ebr regjimeve t\u00eb caktuara dhe duke rikujtuar fushat\u00ebn ajrore p\u00ebr ta mbrojtur popullin shqiptar me shumic\u00eb myslimane nga agresioni i Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani q\u00eb kan\u00eb kaluar mbi dy dekada nga lufta \u00e7lirimtare e fitimtare, fal nj\u00eb angazhimi t\u00eb madh e shum\u00eb dimensional, Serbia e Rusia na hiqen si vende t\u00eb drejta dhe q\u00eb duan t\u00eb v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb personat q\u00eb sipas tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime lufte. Sa shum\u00eb ka ndryshuar Serbia e Rusia e sa shum\u00eb ju dhemb shpirti p\u00ebr viktima, aq shum\u00eb sa po k\u00ebrkojn\u00eb llogari p\u00ebr rreth 100 persona q\u00eb sipas tyre na i paska vrar\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs! Po n\u00ebse Rusis\u00eb e Serbis\u00eb po na i dhimbka shpirti p\u00ebr k\u00ebta 100 t\u00eb vrar\u00eb, a i ka dhimb shpirti edhe p\u00ebr qindra mij\u00ebra e mbase edhe miliona afgan\u00eb, \u00e7e\u00e7en, kroat\u00eb, boshnjak mysliman e shqiptar, t\u00eb vrar\u00eb nga Rusia e Serbia!? A jan\u00eb edhe ata njer\u00ebz!? Apo Rusia e Serbia don\u00eb t\u00eb aktrojn\u00eb humanizmin n\u00ebp\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs Speciale kund\u00ebr Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u2019i harrojm\u00eb krimet e tyre, sikur jan\u00eb harruar deri m\u00eb tani duke mos v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb barbar\u00ebt p\u00ebr barbarit\u00eb e tyre!? Psikologu i falsh\u00ebm. Karl Gustav Jung do t\u00eb na thoshte se mbase e pavet\u00ebdijshmja kolektive e popullit rus e serb po na shfaqet n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj Gjykate Speciale p\u00ebr t\u00eb pastruar m\u00ebkatet e veta q\u00eb an\u00eb b\u00ebr\u00eb nga popujve t\u00eb shumt\u00eb liridash\u00ebs sikur jan\u00eb afgan\u00ebt, \u00e7e\u00e7en\u00ebt, kroat\u00ebt, boshnjak\u00ebt mysliman e shqiptar, krime t\u00eb cilat jan\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha sa kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb ballafaqohen me to dhe sa her\u00eb i kujtojn\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjejn\u00eb pesh\u00ebn e fajit andaj p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga kjo pesh\u00eb, organizojn\u00eb gjykata t\u00eb tilla p\u00ebr ta qet\u00ebsuar t\u00eb pand\u00ebrgjegjshmen e tyre kolektive.<\/p>\n\n\n\n<p>Se Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb produkt i Kremlinit dhe Beogradit zyrtar, po e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb edhe ish-prokurori i Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb EULEX-it, Clint Williamson i cili ka deklaruar se k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsja m\u00eb e madhe p\u00ebr ta krijuar Gjykat\u00ebn Speciale ishte Rusia por a jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm ata q\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb se q\u00ebllimeve t\u00eb kujt do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre, edhe n\u00ebse ato jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb!? N\u00ebse k\u00ebsaj Gjykate Speciale po na dhembka shpirti p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs q\u00eb na i paska vrar\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, pse nuk ndjen dhimbje dhe t\u00eb k\u00ebrkoj drejt\u00ebsi e zhvillon procese gjyq\u00ebsore edhe p\u00ebr 20 mij\u00eb femrat e dhunuara nga ushtria e policia e Serbis\u00eb dhe grupet e saj paramilitare!? Po p\u00ebr 400 masakrat anek\u00ebnd Kosov\u00ebs? Por p\u00ebr af\u00ebr 1 mij\u00eb e 500 f\u00ebmij\u00eb e foshnja shqiptare, t\u00eb vrara, masakruara e pjekura, vet\u00ebm pse ishin shqiptare!? A jan\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb edhe t\u00eb dhunuarat, t\u00eb vrarit e masakruarit nga Serbia apo njer\u00ebz jan\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb pretendohet se i ka vrar\u00eb ndonj\u00eb pjes\u00ebtar i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs!?<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe p\u00ebr fund, se sa ka pasur vullnet p\u00ebr d\u00ebnimet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, dihet nga qasja q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Kosov\u00eb, qasje e destinuar p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb rezultat dhe megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, e kemi miratuar n\u00eb heshtje!!! P\u00ebrderisa, p\u00ebr vrasjet e pretenduara nga Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs k\u00ebrkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi komanduese, e nj\u00ebjta qasje nuk vlen p\u00ebr Serbin\u00eb! N\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb d\u00ebshironte t\u2019i vinte p\u00ebrball drejt\u00ebsis\u00eb kriminel\u00ebt q\u00eb b\u00ebn\u00eb akte barbare, e ka pas shum\u00eb leht\u00eb sepse dihet hierarkia komanduese e Ushtris\u00eb dhe Policis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb ashtu sikur dihet se kush kan\u00eb qen\u00eb kryetar t\u00eb komunave n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs sa kan\u00eb ndodhur krimet por ja q\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien e kriminel\u00ebve para drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb qasje q\u00eb nuk jep fryt duke vonuar proceset gjyq\u00ebsore ndaj krimeve n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe duke k\u00ebrkuar nga d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb kush ka kryer krimet ndon\u00ebse ka raste q\u00eb s\u2019ka mbijetuar asnj\u00eb nga masakra e n\u00eb disa raste mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb vras\u00ebs t\u00eb panjohur p\u00ebr viktimat!? Qasje q\u00eb nuk jep rezultate \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr identifikimin e varrezave masive n\u00ebp\u00ebr Serbi p\u00ebr gjetjen e t\u00eb cilave k\u00ebrkohen fakte nga pala e Kosov\u00ebs e jo nga Serbia e cila ka organizuar vrasjet dhe fshehjen e gjurm\u00ebve t\u00eb krimit!?<\/p>\n\n\n\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq. Themelimi i k\u00ebsaj Gjykate Speciale absurde e anakronike q\u00eb i ngjan\u00eb edhe inkuizicionit kishtar t\u00eb mesjet\u00ebs mbase ka edhe nj\u00eb porosi p\u00ebr popujt tjer\u00eb t\u00eb shtypur e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur duke i paralajm\u00ebruar e k\u00ebrc\u00ebnuar se ja \u00e7ka i pret n\u00ebse ngritin krye e b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb t\u00eb armatosur \u00e7lirimtare sikur ka b\u00ebr\u00eb kombi yn\u00eb- proceset gjyq\u00ebsore pafund, p\u00ebr mbi 20 vite me radh\u00eb! E popuj t\u00eb till\u00eb t\u00eb shtypur ka anek\u00ebnd bot\u00ebs e ka edhe n\u00eb Evrop\u00ebn ton\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar, sikur jan\u00eb katalonasit n\u00eb Spanj\u00eb, hungarez\u00ebt n\u00eb Serbi e popuj tjer\u00eb n\u00eb vende tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri m\u00eb tani nuk kam lexuar ndonj\u00eb shkrim apo trajtes\u00eb se nga intervenimi i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm Kosova dhe qytetar\u00ebt e saj por edhe NATO-ja dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb saj. E themi k\u00ebt\u00eb duke e pasur parasysh faktin se q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb NATO-s ka qen\u00eb paqja bot\u00ebrore nd\u00ebrsa Serbia p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":428,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-op-ed"},"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427\/revisions\/429"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/gazeta-lipjani.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}