Ramiz Gashi shpall qytetar nderi Riza Metën për kontributin e dhënë në KF “Minatori”

Date:

Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, në prani të shumë qytetarëve, kryetari i Klubit Futbollistik “Minatori” dhe njëkohësisht kryetar i qytetit të Magurës, Ramiz Gashi, shprehu falënderimet më të përzemërta për të gjithë mërgimtarët që kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e klubit.

Me një mirënjohje të veçantë, kryetari përmendi edhe Riza Metën, një nga kontribuesit e parë të KF “Minatori”. Për fat të keq, i ndjeri Riza Meta nuk është më në mesin tonë, por kontributi i tij jeton përmes trashëgimisë që ka lënë në klub dhe komunitet. Për këtë arsye, në shenjë respekti dhe falënderimi, Riza Meta u shpall “Qytetar Nderi” i Magurës.

“Ky është një gjest simbolik për të nderuar një njeri që ishte pjesë e rëndësishme e hapat e parë të KF ‘Minatori’ dhe që dha një shembull të shkëlqyer për të gjithë ne. I jemi përgjithmonë mirënjohës,” u shpreh Ramiz Gashi.

Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm për klubin dhe komunitetin, duke rikujtuar se bashkëpunimi dhe solidariteti janë themeli i suksesit të përbashkët.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Betohet Imri Ahmeti, i rizgjedhur për herë të katërt Kryetar i Komunës së Lipjanit

05 dhjetor 2025 — lipjani.infoNë sallën e Kuvendit të...

LDK mbajti tubimin qendror në Lipjan – Imri Ahmeti: “Lipjani foli, fitore më 12 tetor”

Lipjan, 5 tetor 2025 – Në një atmosferë elektrizuese...

Ilir Qeriqi me ministre Rizvanollin në Shalë: Energjia e qytetarëve, frymëzim për ndryshim

Shalẽ, 4 tetor 2025 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje...
Translate »