Nënkryetari Bytyqi nderon 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Date:

Një ditë e veçantë për të gjithë kombin shqiptar është 17 shkurti, ditë e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë të rëndësishme, nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vendosën buqeta me lule pranë lapidarit të Komandantit Legjendar “Adem Jashari”, për të kujtuar dhe nderuar heroizmin dhe sakrificën e gjeneratave të mëparshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Para nxënësve të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismail Luma”, z. Bytyqi theksoi se 17 shkurti është dita kur Kosova u bë shteti më i ri në kontinentin evropian, duke e bërë këtë datë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Ai uroi të gjithë qytetarët e Lipjanit dhe të gjithë kosovarët, duke ju inkurajuar të vazhdojnë të punojnë për të ardhmen e luminshme të vendit tonë.

Në këtë ditë të veçantë, le të përuroni pavarësinë e dashur të Kosovës, duke e nderuar dhe respektuar gjithmonë sakrificën e atyre që luftuan për lirinë tonë. Me bashkëpunimin dhe solidaritetin tonë, do të ndërtojmë një Kosovë më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...

LDK në Lipjan mban takim mobilizues të shtabit zgjedhor në prag të 7 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

PDK në Lipjan intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...