Incident i dhunshëm në Lipjan: Një person godet dy individë me makinë pas rrahjes masive, ndërsa një polic shtiu me armë

Date:

Një rrahje ka ndodhur sot pas drekës në fshatin Rusinovc, e që më pas ka vazhduar edhe afër stacionit të Policisë në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se në të u përfshinë disa persona, njëri prej të cilëve u lëndua.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit.
Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar”, tha Ahmeti.

“Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja.

Përgjatë përpjekjeve “për ta menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën”, Ahmeti thotë se “një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër”.

“Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësja e Policisë.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...

LDK në Lipjan mban takim mobilizues të shtabit zgjedhor në prag të 7 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

PDK në Lipjan intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...