Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, do të luajë në Grupin 4 të Ligës A, përballë Spanjës, Danimarkës dhe kundërshtarëve të tyre të preferuar Serbisë.
Sot është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, ku vëmendja për ne ishte në Ligën C, ku do të luajë Kosova, por për fansat e shumtë të futbollit vëmendja ishte te Liga A, ku shumë kombëtare të forta do të përballen njëra me tjetër.
Shorti në Ligën A ka sjell grupe të forta, ku ndër ta që spikat është edhe grupi A4, ku janë Spanja, Danimarka, Zvicra dhe Serbia.
Në ndeshjen e parë në Rusi të dy kishin shënuar gola, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Katar, ishte Xhardan Shaqiri që shënoi një nga golat në fitore 3-2.
Do të jenë dy përballje të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ndaj kundërshtarëve të preferuar që i mposhtë dy herë në dy kampionatet e fundit botërore.