Inzaghi këshillon ekipin: ‘Vazhdoni të punoni, ka ende mundësi për t’u përmirësuar’”

Date:

Fitorja 0-4 ndaj Leçes, edhe pse është e 10-ta radhazi në kampionat dhe distanca me Juventusin është e madhe nuk e bëjnë të qetë trajnerin Simone Inzagi. Numri një i zikaltërve thotë se ekipi duhet të vazhdojë të punojë sepse ka ende mundësi për t’u përmirësuar.

“Sigurisht që mund të përmirësohemi sepse tani janë muajt më vendimtarë për të mbyllur sezonin. Është normale të jemi të lumtur sepse rrugëtimi është pozitiv, por tani është Atalanta. Nuk e konsideroj si një finale për titullin. Kemi nevojë për të gjithë për të vazhduar. Titulli? Sigurisht që nuk jam aspak i qetë. Ka shumë ndeshje dhe shumë pikë në dispozicion të të gjitha skuadrave. Blin pati një mundësi të mirë dhe duhet ta mbyllnim. Na duhet të shpenzojmë shumë energji në të gjitha aspektet”, ka thënë Inzagi.

Ai thotë se mori përgjigje pozitive nga të gjithë lojtarët që u aktivizuan në këtë sfidë, sidomos na sulmi.

“Sançez tregoi se është një lojtar i madh. Gjithmonë prezent dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin. Lautaro? I kam thënë qe të jetë i qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin pozitiv. Një lojtar që gjithmonë kërkon maksimumin nga skuadra dhe nga vetja”, përfundoi trajneri Inzagi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Nënkryetari Bytyqi nderon martirët e fshatit Mirenë me homazhe

Mirenë, 13 maj 2025 – Në një akt solemn...

Rrjedhje gazi toksik; 160,000 njerëz në rrezik: “Mos dilni nga shtëpia juaj” FOTO/VIDEO

Rreth 160,000 njerëz në rajonin spanjoll të Katalonjës u...

Magura u pastrua – Shembull i mirë i iniciativës qytetare

Magure, më 22 prill 2025– Një shembull i mirë...

Polarizimi dhe degradimi i shoqërisë sonë!

Shkruan: Arsim JashariPolarizimi dhe degradimi i shoqërisë sonë –...
Translate »