Komuna e Lipjanit nderon Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 26-vjetorin e sakrificës së Adem Jasharit

Date:

Lipjan, 5 mars 2024: Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot për nderë të 26 vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit.

Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së na bënë më të përgjegjshëm ndaj detyrave tona dhe vetëm kështu nderojmë të rënët për lirinë që gëzojmë sot. Ai gjithashtu ka thënë se ditët e para të marsit do të mbeten të shënuara në historinë e Kombit shqiptarë, duke reflektuar qëndresën e Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij për liri dhe pavarësi.

Kujtim i përjetëshëm për heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari!

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij....

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...