Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Lipjanit, Policia nis hetimet

Date:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Smallushë të Lipjanit, ku një person ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se viktima mashkull është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. “Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

YAHR vlerëson punën dhe përkushtimin e kuvendarëve të Lipjanit të legjislaturës së kaluar

Lipjan, 29 dhjetor 2025: Sot u mbajt Ceremonia e...

Betohet Imri Ahmeti, i rizgjedhur për herë të katërt Kryetar i Komunës së Lipjanit

05 dhjetor 2025 — lipjani.infoNë sallën e Kuvendit të...

LDK mbajti tubimin qendror në Lipjan – Imri Ahmeti: “Lipjani foli, fitore më 12 tetor”

Lipjan, 5 tetor 2025 – Në një atmosferë elektrizuese...
Translate »