Shukri Buja: Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush ka punuar për ta

Date:

Lipjan, 4 tetor 2025 – Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim entuziast me banorët e Janjevës, Akllapit, Teqes dhe Brusit.

Në një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse, Buja dhe ekipi i tij u pritën me mbështetje të madhe nga banorët e këtyre lokaliteteve, të cilët, siç u shpreh ai, “e dinë mirë kush ka kryer punë e kush ka investuar për ta”.

“E dinë mirë kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto lokalitete. Prandaj sonte e mirëpritën Kryetarin, e mirëpritën ekipin tonë fitues, si dhe e mirëpritën PDK-në. Ne po rikthehemi — po rikthehemi për më mirë për Lipjanin, për Janjevën, Akllapin, Teqen dhe Brusin”, deklaroi Buja.

Ky takim u vlerësua si dëshmi e besimit që banorët e këtyre fshatrave vazhdojnë ta kenë ndaj PDK-së dhe kandidatit të saj, i cili theksoi se rikthimi i tij në drejtimin e komunës do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe investime të reja infrastrukturore e ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

LDK mbajti tubimin qendror në Lipjan – Imri Ahmeti: “Lipjani foli, fitore më 12 tetor”

Lipjan, 5 tetor 2025 – Në një atmosferë elektrizuese...

Ilir Qeriqi me ministre Rizvanollin në Shalë: Energjia e qytetarëve, frymëzim për ndryshim

Shalẽ, 4 tetor 2025 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje...

Imri Ahmeti: Banorët e Hallaqit të Madh konfirmojnë mbështetjen për LDK-në

Lipjan, 3 tetor 2025 – Kandidati i Lidhjes Demokratike...
Translate »