Betohet Imri Ahmeti, i rizgjedhur për herë të katërt Kryetar i Komunës së Lipjanit

Date:

05 dhjetor 2025 — lipjani.info

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit sot u mbajt Seanca Inauguruese, ku kryetari i rizgjedhur, z. Imri Ahmeti, dha betimin për mandatin e tij të katërt në krye të komunës. Ceremonia u zhvillua në prani të anëtarëve të rinj të Kuvendit, përfaqësuesve institucionalë dhe mysafirëve të shumtë.

Seancën e hapi dhe e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit, z. Nexhmedin Lekiqi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë mbledhjes u bë betimi i 31 anëtarëve të rinj të Kuvendit Komunal, të cilët dolën fitues në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Po ashtu, me 16 vota pro, z. Daut Azemi u zgjodh kryesues i ri i Kuvendit të Komunës së Lipjanit.

Pas dhënies së betimit, Kryetari Imri Ahmeti mbajti një fjalim falënderues, duke shprehur mirënjohje të veçantë për besimin e qytetarëve që e kanë zgjedhur për të katërtën herë radhazi.

“Sot po fillojmë mandatin e ri me besimin e qytetarëve. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, i falënderoj të gjithë. Besimi për mandatin e katërt është nder i madh për mua dhe më motivon të punoj me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim në shërbim të çdo familjeje, çdo lagjeje dhe çdo fshati të komunës sonë”, tha Kryetari Ahmeti.

Ai theksoi se rezultati zgjedhor është një përgjegjësi e madhe dhe një nxitje shtesë për të vazhduar projektet zhvillimore që synojnë modernizimin dhe përparimin e Komunës së Lipjanit.

Në fund të fjalës së tij, Ahmeti përsëriti falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve:

“Faleminderit nga zemra, Lipjan.”

Seanca Inauguruese shënoi fillimin zyrtar të mandatit të ri qeverisës, ndërsa pritjet për vazhdimin e punëve dhe projekteve të nisura mbeten të larta nga komuniteti lipjanas.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

LDK mbajti tubimin qendror në Lipjan – Imri Ahmeti: “Lipjani foli, fitore më 12 tetor”

Lipjan, 5 tetor 2025 – Në një atmosferë elektrizuese...

Ilir Qeriqi me ministre Rizvanollin në Shalë: Energjia e qytetarëve, frymëzim për ndryshim

Shalẽ, 4 tetor 2025 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje...

Shukri Buja: Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush ka punuar për ta

Lipjan, 4 tetor 2025 – Kandidati i Partisë Demokratike...
Translate »