Kryetari Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e projektit KosEd

Date:

03 Prill 2026 | Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjan, Imri Ahmeti, ka pritur në një takim zëvendësudhëheqësin e ekipit të projektit KosEd, Robert Blease, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti vlerësoi rëndësinë e analizimit të gjendjes aktuale në arsim, duke theksuar nevojën për identifikimin dhe adresimin e sfidave ekzistuese në sistemin arsimor lokal.

“Vlerësoj punën dhe angazhimin tuaj në këtë fushë, pasi që kontribuon në njohjen më të mirë të gjendjes në arsim. Si komunë do të ndërmarrim hapa konkretë brenda kompetencave tona për të përmirësuar cilësinë e arsimit”, u shpreh kryetari Imri Ahmeti.

Nga ana tjetër, zëvendësudhëheqësi i projektit, Robert Blease, prezantoi mundësitë që ofron projekti KosEd, duke theksuar mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve për vlerësim të brendshëm në shkolla, përmes organizimit të trajnimeve dhe punëtorive të dedikuara për drejtues dhe mësimdhënës.

Projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian, synon të kontribuojë në fuqizimin e institucioneve arsimore në Komunën e Lipjan, si dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit përmes zhvillimit profesional dhe mbështetjes institucionale.

Ky bashkëpunim pritet të ndikojë pozitivisht në avancimin e sistemit arsimor lokal dhe në krijimin e një mjedisi më cilësor për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...

LDK në Lipjan mban takim mobilizues të shtabit zgjedhor në prag të 7 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

PDK në Lipjan intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

Osmani dhe Abdixhiku zhvillojnë bashkëbisedim me qytetarët në Lipjan: “Ndryshimi po kërkohet”

Një atmosferë dinamike dhe plot diskutime u zhvillua sot...