Më pak se gjysma e rrugës drejt Hënës, astronautët e misionit Artemis II janë përballur sërish me një problem teknik – tualeti në kapsulën hapësinore ka dalë jashtë funksionit.
Sipas raportimeve të Associated Press, defekti ndodhi të mërkurën, menjëherë pas nisjes së misionit, dhe që atëherë sistemi ka funksionuar me ndërprerje. Derisa të bëhet riparimi, kontrolli i misionit ka udhëzuar astronautët që të përdorin qese rezervë për menaxhimin e urinës.
Versioni i këtij tualeti, i projektuar për misionin Artemis II, ishte testuar disa vite më parë në Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor. Inxhinierët dyshojnë se një bllokim nga akulli në tubin e shkarkimit mund të jetë shkaku i problemit.
Debi Kort, zëvendësdrejtoreshë e programit Orion në NASA, bëri të ditur se astronautët kanë raportuar edhe një erë të pakëndshme që vjen nga sistemi i tualetit.
Megjithatë, sipas John Hunnicutt, i cili udhëheq ekipin e misionit, gjendja e astronautëve është e mirë dhe ata janë të trajnuar për t’u përballur me situata të tilla gjatë misioneve hapësinore.
