YAHR dhe institucionet në Lipjan diskutojnë formimin e Task Forcës kundër bullizmit në shkolla

Date:

Lipjan, 18 nëntor 2026 – Luftimi i bullizmit në shkolla kërkon angazhim të përbashkët institucional, bashkëpunim ndërmjet akterëve relevantë dhe veprime konkrete. Me këtë synim, më 17 nëntor 2026, Youth Association for Human Rights (YAHR), në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, organizoi një takim konsultues për shqyrtimin e mundësisë së themelimit të një Task Force kundër bullizmit në shkolla.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, Policisë së Kosovës, drejtorë të shkollave të mesme, përfaqësues të këshillave të nxënësve, si dhe profesionistë të fushës së psikologjisë.

Gjatë diskutimeve u trajtua nevoja për një qasje të koordinuar në parandalimin dhe adresimin e rasteve të bullizmit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollave, institucioneve komunale, policisë, profesionistëve dhe vetë nxënësve.

Nisma për themelimin e Task Forcës synon të krijojë një mekanizëm bashkëpunimi, përmes të cilit akterët përgjegjës do të mund të kontribuojnë në identifikimin, trajtimin dhe parandalimin e rasteve të bullizmit, si dhe në rritjen e vetëdijesimit për pasojat që kjo dukuri shkakton tek fëmijët dhe të rinjtë.

Takimi shërbeu si një hap fillestar konsultues, ndërsa aktualisht janë duke u shqyrtuar mundësitë dhe format më të përshtatshme për konkretizimin e kësaj ideje dhe shndërrimin e saj në një mekanizëm funksional dhe të qëndrueshëm.

Përfaqësuesit e YAHR theksuan rëndësinë e përfshirjes së të gjithë akterëve në këtë proces, duke vlerësuar se luftimi i bullizmit nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e shkollave apo e një institucioni të vetëm, por kërkon një angazhim të përbashkët të gjithë komunitetit.

Mesazhi i kësaj nisme është i qartë: çdo fëmijë dhe i ri ka të drejtë të mësojë dhe të zhvillohet në një mjedis të sigurt, pa frikë, diskriminim dhe bullizëm.

YAHR synon që ky diskutim të shërbejë si pikënisje për veprime konkrete në drejtim të krijimit të një ambienti shkollor më të sigurt dhe gjithëpërfshirës në Komunën e Lipjanit.

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij....

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...