Policia arreston 10 persona pas një përleshjeje mes dy familjeve në Lipjan

Date:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona në Lipjan, pas një përleshjeje të ndodhur mes dy familjeve. Motiv i konfliktit mbetet ende i paqartë, njofton Lipjani.info.

Sipas raportit të Policisë, në rrahje janë përfshirë anëtarë të dy familjeve, ndërsa gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur mjete të forta. Po ashtu, në vendngjarje është gjetur edhe një armë automatike me dy karikatorë dhe 46 fishekë, e cila nuk është përdorur gjatë përleshjes.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga rasti kanë mbetur të lënduar dy persona. Njëri prej tyre është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë të dyshuarve, përfshirë edhe të lënduarit, me vendim të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...