YAHR vlerëson punën dhe përkushtimin e kuvendarëve të Lipjanit të legjislaturës së kaluar

Date:

Lipjan, 29 dhjetor 2025: Sot u mbajt Ceremonia e Ndarjes së Mirënjohjeve për Kontribut për Qytetar, e organizuar nga Youth Association for Human Rights (YAHR), në nderim të kuvendarëve të Komunës së Lipjanit të legjislaturës së kaluar, si shenjë vlerësimi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të interesit publik.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë respekti institucional dhe reflektimi, duke theksuar rëndësinë e rolit të përfaqësuesve lokalë në forcimin e demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. Përmes ndarjes së mirënjohjeve, YAHR synoi të vlerësojë punën dhe kontributin e dhënë gjatë mandatit të kaluar, si dhe të promovojë kulturën e mirënjohjes dhe respektit për angazhimin publik.

Drejtori i YAHR-it, Bekim Krasniqi, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional, duke deklaruar:

“Ishte një kënaqësi e veçantë të punohej me kuvendarët e Komunës së Lipjanit gjatë kësaj legjislature. Angazhimi, korrektësia dhe gatishmëria për dialog në shërbim të qytetarëve e bënë këtë bashkëpunim të vlefshëm dhe domethënës. Kjo ceremoni është një shprehje e mirënjohjes sonë për kontributin e tyre.”

Gjatë aktivitetit u theksua se bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve lokale mbetet thelbësor për ndërtimin e politikave më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të qytetarëve. Kuvendarët e nderuar u vlerësuan për përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë ushtrimit të mandatit të tyre.

YAHR mbetet e angazhuar që edhe në të ardhmen të kontribuojë në forcimin e pjesëmarrjes qytetare, llogaridhënies institucionale dhe ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe më demokratike në Komunën e Lipjanit.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...

LDK në Lipjan mban takim mobilizues të shtabit zgjedhor në prag të 7 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

PDK në Lipjan intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...