Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Date:

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një tubim elektoral me qytetarët e Lipjanit, ku ka prezantuar vizionin dhe prioritetet e tij për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Para të pranishmëve, Hamza theksoi se Kosova nuk duhet të identifikohet me kriza të vazhdueshme politike, por me qytetarët e saj që punojnë, sakrifikojnë dhe meritojnë më shumë mundësi për zhvillim dhe mirëqenie.

“Kosova nuk është vend i krizave të pafundme. Kosova është vend i njerëzve që punojnë, sakrifikojnë dhe meritojnë më shumë”, deklaroi Hamza gjatë tubimit.

Ai u ndal veçanërisht te nevoja për ndryshim, duke theksuar se qytetarëve nuk mund t’u kërkohet më pritje dhe durim për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen çdo ditë.

“Sot, as në Lipjan dhe as askund tjetër në Kosovë, qytetarëve nuk mund t’u kërkohet më durim e pritje. Ndryshimi nuk mund të presë më dhe qytetarët po e kërkojnë atë tani”, u shpreh kandidati i PDK-së.

Gjatë takimit, Hamza foli edhe për nevojën e forcimit të ekonomisë, krijimit të vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët, duke kërkuar mbështetjen e votuesve në zgjedhjet e ardhshme.

Tubimi në Lipjan u zhvillua në kuadër të aktiviteteve elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij....

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...