Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Date:

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij. Një shembull i tillë po shihet këto ditë në qytezën, Magurë, ku me kthimin e Mehmet Seferit nga mërgimi ka filluar një iniciativë qytetare për ta bërë qytezën më të pastër, më të rregullt dhe më aktive, thojnë qytetarët e Magurës për gazetën lipjani.info.

Me iniciativën e Mehmetit dhe me mbështetjen e qytetarëve, kanë filluar aksione të pastrimit në pjesë të ndryshme të qytezës. Janë pastruar institucione të rëndësishme si shkolla, stacioni i policisë dhe posta, ndërsa angazhimi për pastrimin e hapësirave të tjera po vazhdon.

Kjo është pikërisht ajo që përfaqëson aktivizmi qytetar – kur qytetarët nuk presin gjithmonë që dikush tjetër të ndërmarrë hapa, por marrin iniciativë, bashkohen dhe kontribuojnë me kohën, punën dhe mundësitë e tyre për komunitetin.

Në këtë angazhim po kontribuojnë shumë qytetarë të Magurës, secili aq sa mundet. Një ndihmë të veçantë po jep edhe Shpejtim Qarri, i cili po mbështet këto iniciativa dhe po kontribuon në përmirësimin e qytezës.

Aktivizmi qytetar nuk është vetëm pastrimi i rrugëve dhe hapësirave publike. Ai është edhe krijimi i mundësive për të rinjtë dhe forcimi i jetës komunitare. Në këtë frymë, pas tri vitesh pauzë është bërë i mundur edhe rikthimi në funksion i Klubit të Futbollit “Minatori”.

Rikthimi i “Minatorit” është një tjetër dëshmi se kur qytetarët, mërgimtarët dhe njerëzit me vullnet për komunitetin bashkohen, mund të rikthehen iniciativa që kanë rëndësi të madhe për të rinjtë dhe për të gjithë qytezën.

Magura po na tregon se aktivizmi qytetar nuk kërkon gjithmonë mundësi të mëdha – kërkon vullnet për të filluar. Një person mund ta nisë një iniciativë, por kur komuniteti bashkohet rreth saj, ndryshimi bëhet i dukshëm.

Prandaj, falënderimi shkon për Mehmet Seferin, për iniciativën dhe angazhimin e tij, për Shpejtim Qarrin dhe për të gjithë qytetarët e mërgimtarët që po kontribuojnë në këto aktivitete.

Le të vazhdojmë të mbështesim çdo iniciativë që sjell të mira për Magurën dhe të dëshmojmë se një komunitet aktiv është një komunitet që ndryshon.

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...