“Vuçiç, satelit i Rusisë në Ballkan”- Serbia dërgon notë proteste pas deklaratave të ministrit të Jashtëm kroat

Date:

Serbia ka dërguar notë proteste pasi ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic-Radman, e përshkroi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç si “satelit” rus në Ballkan.

Ministri kroat ka deklaruar në televizionin N1 të shtunën se Vuçiç duhet të vendosë në cilën anë është, në atë të Rusisë apo të Bashkimit Evropian, ka raportuar The Guardian të dielën.

Sipas Grlic-Radman, “është e pamundur dhe e pakëndshme të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”.

“Ai s’duhet të ketë dilemë të madhe”, ka thënë ministri i Jashtëm, duke theksuar se Vuçiçi mund të mbetet aleat i Moskës, por ndikimi i keq rus “mund të minojë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

“Ministri kroat jo vetëm që ndërhyn ashpër në punët e brendshme të Serbisë, por si zakonisht gënjen dhe fyen popullin serb dhe kërcënon qytetarët e tij…Grlic-Radman ka të drejtë për një gjë, ndoshta unë jam satelit i dikujt…por nuk kam qenë kurrë shërbëtor i askujt, e që s’mund të thuhet edhe për Grlic-Radman”, ka shkruar presidenti Vuçiç në Instagram.

Në notën e protestës, ministria e Jashtme e Serbisë ka thënë se pret në të ardhmen që zyrtarët kroatë “të përmbahen nga deklarimet që prezantojnë ndërhyrje në punët e brendshme”.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...