Babai i nxënësit sulmon drejtorin e shkollës fillore në Ribar të Lipjanit pas denoncimit në Polici

Date:


Incidentet në institucionet arsimore në vendin tonë nuk janë edhe fort të rralla dhe në shumicën e këtyre rasteve të përfshirë janë nxënësit. Një rast i tillë që dyshohet se ndodhi dje në një shkollë në Lipjan eskaloi edhe në sulm ndaj drejtorit. Dy persona përfunduan në Polici si të dyshuar për rastin.

Siç merr vesh redaksia, rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Kadri Beba” në fshatin Ribar i Madh në Lipjan, ku fillimisht një nxënës dyshohet se e kishte sulmuar një nxënëse tjetër.

Denoncimi i rastit në Polici nga drejtori i shkollës, Nehat Tërpeza i kushtoi atij, pasi babai i nxënësit të dyshuar, shkoi të kërkonte llogari në zyrën e tij.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës në shenjë revolte për lajmërimin e rastit ku ishte përfshirë i biri, ndaj të cilit ishte hapur rasti.

Edhe për incidentin e dytë është vënë në dijeni Policia dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimdrejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij....

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...