ASAMBLLISTI I PDK-SË REAGON:GJENDJA TMERRUESE NË TOALETET E SHKOLLËS “HARADIN BAJRAMI” NË FSHATIN QYLAGË

Date:

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal në Lipjan, Ardit Cani, ka denoncuar gjendjen tmerruese në toaletet e Paraleles së Shkollës Fillore “Haradin Bajrami” në fshatin Qylagë. Në një postim në rrjetin social, Cani ka kritikuar drejtorin e Arsimit dhe Ekzekutivin e Lipjanit për mungesën e veprimeve për të përmirësuar kushtet e mjerueshme të kësaj shkolle.

“Kjo është gjendja tmerruese në të cilën ndodhet shkolla ‘Haradin Bajrami’, ku nxënësit mësojnë në kushte të vështira dhe jo të sigurta për shëndetin e tyre. Dyert e shkatërruara, banjot në gjendje të kritike dhe uji i papastër janë vetëm disa nga problemet që ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë shkollë”, shkruan Cani.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale për të rregulluar gjendjen në këtë shkollë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për nxënësit. “Nuk mund të lejohet që nxënësit tanë të mësojnë në kushte të tilla të mjerueshme. Është e nevojshme që autoritetet lokale të marrin masa menjëherë për ta përmirësuar gjendjen në këtë shkollë”, përfundoi Cani.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/KGc6gqUpEVfsK1de/?mibextid=WC7FNe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Nënkryetari Bytyqi nderon martirët e fshatit Mirenë me homazhe

Mirenë, 13 maj 2025 – Në një akt solemn...

Rrjedhje gazi toksik; 160,000 njerëz në rrezik: “Mos dilni nga shtëpia juaj” FOTO/VIDEO

Rreth 160,000 njerëz në rajonin spanjoll të Katalonjës u...

Magura u pastrua – Shembull i mirë i iniciativës qytetare

Magure, më 22 prill 2025– Një shembull i mirë...

Polarizimi dhe degradimi i shoqërisë sonë!

Shkruan: Arsim JashariPolarizimi dhe degradimi i shoqërisë sonë –...
Translate »