Fortësohet Bashkëpunimi Publiko-Privat në Komunën e Lipjanit

Date:

Takimi i fundit i Këshillit Publiko-Privat në Komunën e Lipjanit, i organizuar në bashkëpunim me programin e USAID-it, Qeverisja e Pronës, ka sjellë përforcimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes autoriteteve lokale dhe bizneseve të komunës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla për të adresuar problemet pronësore dhe sfidat që përballen bizneset në komunën e Lipjanit. Ai gjithashtu ka vlerësuar kontributin e komunitetit biznesor në zhvillimin ekonomik të komunës.

Në takim mori pjesë edhe Drejtoresha e aktivitetit të USAID-it, znj. Jennifer Ober, e cila ka inkurajuar dialogun publik-privat si një mjet për të rritur angazhimin e sektorit privat dhe për të forcuar bashkëpunimin mes komunës dhe bizneseve.

Në fund të takimit, të pranishmit u njohën me platformën e hartës digjitale të Komunës së Lipjanit, e cila ofron informacion mbi pronat e lira në komunë dhe mundësi financimi për bizneset. Kjo iniciativë ka për qëllim të ndihmojë rritjen e investimeve në komunë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Këshilli Publiko-Privat në Komunën e Lipjanit është një forum i rëndësishëm për dialogun dhe bashkëpunimin mes autoriteteve lokale dhe biznesit, dhe është në funksion të përmirësimit të kushteve për bizneset në komunë. Takimet e tilla demonstrojnë angazhimin e autoriteteve lokale për të mbështetur bizneset vendase dhe për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

“Kryetari që s’e ndal ritmin: Imri Ahmeti shpall kandidaturën për Lipjanin

Lipjan, 7 Korrik 2025 – Kryetari aktual i Komunës...

Shukri Buja kandidon për kryetar të Komunës së Lipjanit: “Koha për veprim është tani!”

Lipjan, 2 korrik 2025 –Shukri Buja është zyrtarizuar si...

‘Ndaloni gjithçka’: Trump i ngriti zërin Netanyahut në një telefonatë të tensionuar për ndërprerjen e sulmeve ajrore

Ndërsa avionët luftarakë izraelitë hynë në hapësirën ajrore iraniane,...

Një Fundjavë Plot Ngjyra në Lipjan – Kryetari Imri Ahmeti Bashkë me të Rinjët e Komunës

Lipjan, 24 Qershor 2025 — Kryetari i Komunës së...
Translate »