Policia e Kosovës nga data 03.04.2024 do të fillojë zbatimin e ligjit NR-08/L-186 për komunikacion.
Policia përmes një njoftimi bën të ditur se ky ligj ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut si dhe mbrojtjen e ambientit duke përcaktuar rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve në trafikun rrugor.
Në vijim disa nga risitë e Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor që kërkohet të respektohen nga pjesëmarrësit në trafik:
◾️ 𝐑𝐑𝐈𝐏𝐈 𝐈 𝐒𝐈𝐆𝐔𝐑𝐈𝐒
– 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi
- 𝗣𝗘𝗥𝗗𝗢𝗥𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗧𝗘𝗟𝗘𝗙𝗢𝗡𝗜𝗧
– 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë
– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë
– 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë - 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐕𝐄𝐓𝐔𝐑𝐄𝐒
– 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë
– 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë
– Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë - 𝗦𝗛𝗣𝗘𝗝𝗧𝗦𝗜𝗔 𝗠𝗕𝗥𝗘𝗡𝗗𝗔 𝗩𝗘𝗡𝗗𝗕𝗔𝗡𝗜𝗠𝗜𝗧
– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar. - 𝗦𝗛𝗣𝗘𝗝𝗧𝗦𝗜𝗔 𝗝𝗔𝗦𝗛𝗧 𝗩𝗘𝗡𝗗𝗕𝗔𝗡𝗜𝗠𝗜𝗧
– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
– 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
-500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar - 𝗡𝗗𝗔𝗟𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗚𝗔𝗥𝗔𝗩𝗘
– 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit
– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit - 𝗠𝗢𝗦 𝗣𝗘𝗥𝗗𝗢𝗥𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗛𝗘𝗟𝗠𝗘𝗧𝗘𝗦 𝗠𝗘 𝗠𝗢𝗧𝗢𝗥
– 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi
– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
– 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik - 𝗡𝗗𝗔𝗟𝗜𝗠 𝗧𝗘𝗝𝗞𝗔𝗟𝗜𝗠𝗜
– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative
– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor
-Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme
🅺🆄🅹🅳🅴🆂 ⚠️⛔️
ⓅⓄⓁⒾⒸⒾⒶ Ⓔ ⓀⓄⓈⓄⓋⒺⓈ 🚨🚔