Planifikimi i shpenzimit të buxhetit për vitin 2025 paraqet një “buxhet të fukarallëkut dhe varfërisë”

Date:

Në një postim në rrjetin social analisti Selatin Retkoceri shkruan:

Nëse ju bëjmë një analizë zërave apo kodeve buxhetore ku parashihet të shpenzohet buxheti prej 3,595,508,803.00€, shihet kjart se ky buxhet është jo zhvillimor apo buxhet i planifikuar të shpenzohet në ndihma sociale, subvencione dhe lëmoshë për kategori të caktuara të shoqërisë kosovare. Në cilësinë e një ekonomisti me përvojë të gjatë në financa nuk arrij ta kuptoj dot z.Hekuran Muratin, se si lavdrohet dhe krenohet me këte rritje të buxhetit, që në realitet ka një lloj rritje nominale por realisht buxheti nuk ka shënu ndonjë lloj rritje që lë vend për tu krenu e për tu lavdru, se si gati na qenka dyfishu buxheti prej ardhjes në pushtet të kësaj qeverie.
Buxheti për vitin 2025 planifikohet të shpenzohet në zërat buxhetor si në vijim:
1.Paga dhe shtesa: 916,491,655.00€, ose 25.5% nga buxheti total.
2.Mallra dhe shërbime: 591,197,690.00€, ose 13.9% nga buxheti,
3.Shpenzime komunale: 34,757,297.00€ apo 0.97% e buxhetit,
4.Subvencione&transfere: 1,155,722,721.00€ ose 32.1% nga buxheti,
5.Investime kapitale: 930,307,989.00€ ose 25.9% e buxhetit,
6.Rezervat: 7,524,695.00€
7.Interesi: 49,506,741.00€
Nga një analizë e thjesht që mund ti bëjmë këtij buxheti, shohim se struktura e shpërndarjes së buxhetit nëpër kode tregon se kemi të bëjmë me një buxhet që nuk garanton zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Vetëm fakti se planifikohet të shpenzohet diku rreth 40% e buxhetit në ndihma e asistencë sociale, kjo tregon se ky buxhet nuk garanton zhvillim dhe qëndrueshmëri ekonomike. Edhe pse është planifiku të shpenzohen në investime kapitale 25.9% e buxhetit, megjithate kjo nuk mjafton e sidomos kur e kemi parasyshë të kaluarën e kësaj qeverie e cila nuk ka qenë në gjendje të shpenzoj as 40% të buxhetit të planifikuar për investime gjatë katër vjetshit të kësaj qeverie. Një qeverie që nga 3 miliard të planifikuara i shkojnë në suficit 1.8 miliard ajo qeveri themi se është e paaftë për ta qeverisur vendin. Po të shpenzohej ky buxhet në masën 100% atëherë shkalla e zhvillimit ekonomik do të rritej në 5.5 deri 6%, po ashtu edhe buxheti më së paku do të ishte 4.5 miliard, rrjedhimisht do të rritej edhe BPV.
Ministri i financave duhet të bëhet i ndërgjegjëshëm dhe të pranoj se ka dështu në rritjen e buxhetit, zhvillimit ekonomik, BPV, investimeve kapitale dhe në të gjitha sektoret tjera të cilat e rrisin ekonominë e vendit.
Rritja nominale për çdo vit e buxhetit nuk është rritje për shkakun e zhvillimit, kjo rritje ka ardhë si rezultat i inflacionit, rritjes së çmimeve dhe rritjes së importeve, vjeljes së akcizës, tvsh-së dhe tatimit në doganë. Është interesante të theksohet se struktura dhe sasia e mallrave që janë importu gjatë këtyre viteve ka mbetur e njejtë ose në shumë raste ka rënë derisa vlera është rritur edhe përkundër politikave fiskale që janë të pandryshuara. Deficiti tregtar vetëm gjatë këtij viti pritet të jetë -5 miliard euro, ky është treguesi më i mirë se në çfarë gjendje e kemi ekonominë e shtetit tonë.
Kosova me këte shpërndarje të buxhetit po shkon drejt social komunizmit, duke ju shmangur ekonomisë së tregut të lirë dhe kapitalizmit. Lavdata e ministrit se ka rritur subvencionet dhe ndihmat sociale për këto katër vjet për 82.65% kjo tregon mësë miri se nga cili sistem ekonomiko-shoqëror po e drejton kjo qeveri shtetin e Kosovës.
Ministër të lutem mos e vej në lajthitje kryeministrin, tregoj drejt se cila është shkalla e papunësisë në vend e mos i besoni barometrit ballkanik që Kosovën e ka renditur si vendin me shkallën më të ulët të papunësisë në ballkanin përendimor. Kosova sipas ASK-së e ka shkallën e papunësisë 10.7%, kuptohet se kjo % nuk është e saktë, sepse zakonisht shënimet merren nga Institucionet e punësimit, tek të cilat tradiciinalisht nuk paraqiten shumica e të papunëve. Qeveria i posedon raportet e progresit nga BE ku llogaritet se në Kosovë punojnë vetëm 37% e të gjithë masës njerzore që është e aftë për punë. Bazuar në këto përqindje rezulton se në shtetin tonë papunësia duhet të jetë në rrethanat më të mira 35%.
Shifra që po qarkullon nëpër media e portale ku kryeministri po raporton se gjatë këtyre katër viteve janë punësu 75 mi qytetar nuk është aspak e vërtetë. Rrjedhimisht rrjedh pyetja pse nuk na qenka e vërtetë?
Nuk është e vërtetë sepse gjatë këtyre viteve kemi emigrim masiv të qytetarëve tonë drejt përendimit, ata që kanë ikur shumica janë të rinjë që kërkojnë punë në vendet ku kanë emigruar. Sipas ambasadave të shteteve përendimore vetëm për këto katër vite kanë kërku viza pune ma shumë se 90 mi qytetar të Kosoves, ku shumë prej tyre janë me kualifikime të larta shkollore dhe kishin vende pune në shtetin e tyre. Pastaj formalizimi nuk është punësim, superpuna gjithashtu nuk mund të konsiderohet një skemë e qëndrueshme e punësimit, sepse këtu zakonisht fitojnë punë të afërmit dhe familjarët të cilët e shfrytëzojnë subvencionin e qeverisë dhe për pak muaj i ndërprehet kontrata.
Prandaj ministër, kujdesu që ta informosh drejt e sakt kryeministrin, sepse në të kundërten je duke e qu drejt sicial-komunizmit që do të ishte vetvrasje dhe kapitulim i demokracisë dhe rrezikim i një të ardhme të sigurtë drejt BE-së dhe aleancës euroatlantike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Moti i Mërkurës: Nga Reshjet e Shiu në Borë dhe Erë të Fortë

Moti për të mërkurën do të sjellë ndryshime të...

Liberalizimi i vizave dhe pasojat e tij për Kosovën: A po rritet emigrimi dhe kërkesat për azil?

Që nga shpallja e liberalizimit të vizave për qytetarët...
Translate »