OP/ED: Një Qeveri e Guximshme për të Humbur Zgjedhjet: Zgjedhja e Vendit mbi Kalkulimet Politike

Date:

Bekim Krasniqi

Një qeveri që guxon të vendosë interesin e vendit mbi kalkulimet politike është ajo që Kosova ka nevojë. Ndërprerja e skemave parazite, shkurtimi i administratës dhe një reformim i thellë në sektorë kyç si arsimi dhe shëndetësia do të ishin hapat e një vizioni të ri dhe të guximshëm për vendin. Ky është modeli i një qeverisjeje që nuk synon të pëlqehet, por të shërbejë.

Sot, buxheti i shtetit është shpesh i rënduar nga praktika të kota dhe të korruptuara, që shërbejnë për të ushqyer një kulturë parazitare. Ndërprerja e tyre do të çlironte financa të rëndësishme për investime strategjike. Çfarë do të ndodhte nëse do të guxonim të riorientonim këtë pasuri drejt projekteve që forcojnë infrastrukturën, inovacionin dhe prodhimin vendas? Një vendim i tillë do të kërkonte përballjen me interesa të fuqishme, por do të ishte një hap drejt të ardhmes.

Reformimi i administratës shtetërore është një tjetër sfidë që kërkon vendosmëri. Me një administratë të fryrë dhe të ngarkuar nga korrupsioni, qeverisja bëhet më e shtrenjtë dhe më pak efektive. Një ulje prej 50% e personelit do të krijonte një strukturë më të vogël, më efikase dhe më të pakorruptueshme. Një administratë e tillë jo vetëm që do të ofronte shërbime më të mira, por edhe do t’i kthente besimin qytetarëve te shteti.

Arsimi dhe shëndetësia janë shtyllat që mbajnë në këmbë çdo shoqëri të shëndetshme dhe të zhvilluar. Për arsimin, reforma duhet të nisë nga meritokracia. Nxënësit duhet të konkurrojnë për ekselencë, duke lënë pas mesataren mediokre që sot zë pjesën më të madhe të sistemit. Zvogëlimi i personelit arsimor dhe rritja e konkurrencës do të shtonin cilësinë dhe do të krijonin breza të aftë të përballen me tregun global. E njëjta filozofi vlen edhe për shëndetësinë: kujdesi shëndetësor duhet të jetë i përqendruar te cilësia, jo te sasia. Optimizimi i burimeve, përgatitja e stafit dhe menaxhimi më i mirë i shërbimeve janë rruga për një sistem shëndetësor që vërtet i shërben qytetarit.

Një qeveri që zgjedh rrugën e reformave rrënjësore dhe të guximshme është një qeveri që e di se ndryshimi ka një çmim. Reformat e thella mund të jenë të dhimbshme dhe fillimisht të papëlqyeshme. Ato mund të shkaktojnë humbje të mbështetjes politike në planin afatshkurtër, por përfitimet afatgjata janë të pakrahasueshme. Një ekonomi e çliruar nga korrupsioni, një shtet efikas dhe një shoqëri më meritokratike janë themelet për një Kosovë e re, më të drejtë dhe më konkurruese.

Kjo qeveri, ndoshta, nuk do të mbijetonte politikisht pas një mandati, por do të fitonte një vend të përhershëm në historinë e vendit. Liderët e saj nuk do të mateshin me vota, por me ndryshimin që ata sollën. Në fund, suksesin e një qeverie nuk e përcakton numri i mandateve që ajo fiton, por trashëgimia që ajo lë pas. Dhe një trashëgimi e tillë do të ishte një Kosovë që ecën përpara, më e fortë dhe më e lirë, me apo pa të njëjtët liderë.

Le të kemi guximin të kërkojmë këtë lloj qeverisjeje. Sepse vendi ka nevojë për liderë që shikojnë përtej katër viteve të ardhshme dhe mendojnë për brezat që vijnë pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Janjeva dhe Teça mbështesin fuqishëm PDK-në dhe numrin 131

Janjevë, Lipjan – Nën atmosferën e ngrohtë dhe mbështetjen...

Rufci i Ri mirëpret Glauk Konjufcën dhe ekipin e VV-së

Rufci i Ri, Lipjan – Mes brohoritjeve të zjarrta...

LDK: Lipjani në rrugëtimin drejt fitores së madhe me 9 shkurt

Shalë, 18 janar 2025 – LDK Lipjan vazhdon të...

LDK Lipjan vazhdon mobilizimin: Tubimet në Gumnasellë dhe Rubovc me mesazhin “Bëhu ndryshimi”

Lipjan, 17 janar 2025 – Në vazhdën e aktiviteteve...
Translate »