Janjeva dhe Teça mbështesin fuqishëm PDK-në dhe numrin 131

Date:

Janjevë, Lipjan – Nën atmosferën e ngrohtë dhe mbështetjen masive të qytetarëve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi tubimet elektorale në Janjevë dhe rrethinë, duke forcuar radhët drejt fitores së madhe më 9 shkurt.

Takimi, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës së Lipjanit, z. Shukri Buja, shënoi një moment të rëndësishëm për mobilizimin e mbështetësve të PDK-së. Gjatë tubimit, u prezantua programi elektoral #MatMirë, si dhe kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Lipjan, duke përçuar mesazhe të qarta për një qeverisje më të mirë dhe më të fuqishme për Kosovën.

Në fjalimet e tyre, drejtuesit dhe kandidatët e PDK-së theksuan rëndësinë e përkrahjes së Bedri Hamzës si Kryeministër dhe përkushtimin për një qeverisje që sjell zhvillim ekonomik, mundësi për të rinjtë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Me entuziazmin dhe angazhimin e treguar në Janjevë dhe Teçë, PDK dëshmoi përkushtimin e saj për të vazhduar fuqishëm drejt fitores së madhe më 9 shkurt.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...