Inaugurimi i Nënkalimit dhe Parkingut Nëntokësor në Lipjan

Date:

Inaugurimi i Nënkalimit dhe Parkingut Nëntokësor në Lipjan

Lipjan, 26 Dhjetor 2024 – Komuna e Lipjanit ka shënuar sot një moment historik me inaugurimin e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, një investim madhor që synon të lehtësojë qarkullimin e trafikut dhe të ofrojë hapësira të reja për parkim. Projekti, plotësisht i financuar nga buxheti i Komunës së Lipjanit, përfshin një nënkalim dhe një parking nëntokësor me kapacitet prej 215 vendparkimesh.

Ky projekt madhor, i cili ka kushtuar rreth 6,100,000 euro, përfshin ndërtimin e nënkalimit, parkingut, si dhe ndërtimin e një sheshi dhe parku qendror mbi parkingun. Projekti pritet të përfundojë së shpejti me instalimin e kamerave të sigurisë, sistemit të ventilimit, ashensorëve dhe portave hyrëse-dalëse.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në fjalimin e tij të inauguruar, theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetin, duke shprehur krenarinë e tij për arritjen e kësaj faze pavarësisht pengesave të shumta, përfshirë mungesën e ndihmës nga Qeveria dhe sfidat administrative.

“Ky projekt nuk ka qenë i lehtë. Pengesat, përfshirë mosdhënien e pëlqimeve nga ministria përkatëse, kanë ndikuar në zvogëlimin e përmasave të projektit, edhe pse prona është e Komunës dhe e qytetarëve të Lipjanit,” tha Ahmeti. “Por, pavarësisht sfidave, ne nuk jemi ndalur dhe nuk do të ndalemi. Me përkushtim dhe punë, do të vazhdojmë ta shndërrojmë Lipjanin në një qytet modern, atraktiv dhe të përshtatshëm për të gjithë qytetarët.”

Ky projekt pritet të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët e Lipjanit, duke ofruar një hapësirë të re për parkim dhe një zonë atraktive për komunitetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Nënkryetari Bytyqi nderon martirët e fshatit Mirenë me homazhe

Mirenë, 13 maj 2025 – Në një akt solemn...

Rrjedhje gazi toksik; 160,000 njerëz në rrezik: “Mos dilni nga shtëpia juaj” FOTO/VIDEO

Rreth 160,000 njerëz në rajonin spanjoll të Katalonjës u...

Magura u pastrua – Shembull i mirë i iniciativës qytetare

Magure, më 22 prill 2025– Një shembull i mirë...

Polarizimi dhe degradimi i shoqërisë sonë!

Shkruan: Arsim JashariPolarizimi dhe degradimi i shoqërisë sonë –...
Translate »