Një Fundjavë Plot Ngjyra në Lipjan – Kryetari Imri Ahmeti Bashkë me të Rinjët e Komunës

Date:

Lipjan, 24 Qershor 2025 — Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, Imri Ahmeti, ka ndarë një moment të veçantë nga fundjava që lamë pas, duke e cilësuar si “një të dielë jashtë rutinës”, të kaluar përkrah të rinjve lipjanas në një atmosferë të gjallë e shpresëdhënëse.

“Një fundjavë ndryshe, me njerëz të jashtëzakonshëm!” — ka shkruar Ahmeti, duke përshkruar një ditë të mbushur me lojëra, biseda, energji pozitive dhe shumë argëtim. Aktivitetet janë organizuar në një ambient të hapur, ku të rinjtë kanë pasur rastin të bashkëbisedojnë lirshëm me kryetarin, të shprehin mendimet e tyre dhe të kalojnë momente të bukura jashtë përditshmërisë së zakonshme.

Pjesëmarrja e madhe dhe atmosfera pozitive tregojnë nevojën për më shumë hapësira të tilla komunikimi dhe përfshirjeje për rininë, e cila shpesh mbetet pjesa më energjike, por edhe më e papërfaqësuar e shoqërisë.

“Rinia është forca jonë më e madhe. Është detyrë e jona t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’i motivojmë që të jenë pjesë aktive e zhvillimit të komunës,” është shprehur Ahmeti në një prononcim të shkurtër gjatë aktivitetit.

Kjo fundjavë ndryshe tregon edhe një herë angazhimin e kryetarit për t’i dhënë hapësirë dhe zë të rinjve, duke i përfshirë ata jo vetëm në aktivitete sociale, por edhe në procese vendimmarrëse për të ardhmen e qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

LDK mbajti tubimin qendror në Lipjan – Imri Ahmeti: “Lipjani foli, fitore më 12 tetor”

Lipjan, 5 tetor 2025 – Në një atmosferë elektrizuese...

Ilir Qeriqi me ministre Rizvanollin në Shalë: Energjia e qytetarëve, frymëzim për ndryshim

Shalẽ, 4 tetor 2025 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje...

Shukri Buja: Janjeva, Akllapi, Teqja dhe Brusi e dinë mirë kush ka punuar për ta

Lipjan, 4 tetor 2025 – Kandidati i Partisë Demokratike...
Translate »