Bashkim Budakova zyrtarizon kandidaturën për Kryetar të Komunës së Lipjanit

Date:

Lipjan, 22 Korrik 2025 – Bashkim Budakova ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Lipjanit, duke marrë përkrahjen zyrtare nga strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Dega në Lipjan, si dhe nga kryetari i partisë, z. Ramush Haradinaj.

Në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve të Lipjanit, Budakova theksoi përkushtimin e tij për të udhëhequr komunën me përgjegjësi dhe transparencë, duke u zotuar për një qeverisje që vendos qytetarin në qendër të çdo vendimmarrjeje.

“Sot, strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Lipjan, si dhe Kryetari Ramush Haradinaj, më kanë besuar kandidimin për të udhëhequr komunën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë,” u shpreh Budakova.

Me një përvojë tetëvjeçare si Asambleist në Kuvendin Komunal, ai ka premtuar se do të vazhdojë të dëgjojë, të veprojë me sinqeritet dhe të qëndrojë pranë qytetarëve në çdo hap.

“Besoj në punë të ndershme, në bashkëpunim të hapur dhe në vendimmarrje që e vë qytetarin në qendër,” shtoi ai.

Bashkim Budakova e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje për bashkëpunim dhe përkrahje, duke theksuar se “Lipjani meriton më shumë – dhe së bashku mund t’ia dalim!”

Kandidimi i Budakovës vjen në një moment kyç për AAK-në në Lipjan, pas tërheqjes së kandidatit të mëparshëm Iliri nga gara dhe funksionet partiake. Ky zhvillim pritet të sjellë një dinamikë të re në fushatën zgjedhore lokale.

Gazeta Lipjani.info do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore dhe kandidatët që garojnë për të ardhmen e Komunës së Lipjanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Translate »