Tubimi i LDK-së me gratë në Lipjan: Ahmeti falënderon përkrahëset për kontributin e tyre

Date:

Lipjan, 7 shtator 2025 – Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore para nisjes së fushatës, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lipjan ka mbajtur një tubim madhështor me gratë. Ngjarja u zhvillua në një sallë të mbushur me qindra pjesëmarrëse, të cilat shprehën përkrahjen e tyre për vizionin e partisë.

Në këtë aktivitet, kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherësh kryetar i LDK-së, dega në Lipjan, Imri Ahmeti, vlerësoi lart rolin e grave në shoqëri dhe politikë, duke i cilësuar ato si boshti i fitores së 12 tetorit.

“Me përkushtimin, vendosmërinë dhe besimin e tyre, mbështetja e grave është garancia që së bashku po ndërtojmë një Lipjan edhe më të zhvilluar”, tha Ahmeti në fjalën e tij para të pranishmeve.

Ai shtoi se gratë janë shtylla e familjes dhe se kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm në çdo hap të përparimit të përbashkët:

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe kontributin e fuqishëm që jepni çdo ditë! Me ju, fitorja është e sigurt. Me ju, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët.”

Ky tubim shënon një nga ngjarjet më të mëdha të aktiviteteve parazgjedhore të LDK-së në Lipjan, duke paralajmëruar një mobilizim të gjerë të strukturave partiake para fushatës zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Imri Ahmeti: Me plan konkret për projekte madhore në Lipjan

Lipjan, 9 shtator 2025 – Kryetari i Komunës së...

Ilir Qeriqi: Agrobujqësia dhe trashëgimia arsimore, prioritete për zhvillimin e Lipjanit

Lipjan, 9 shtator 2025 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje...

Shukri Buja: Arsimi cilësor dhe fuqizimi i grave, prioritet i vizionit tonë për Lipjanin

Lipjan, 9 shtator 2025 – Kandidati i Partisë Demokratike...

Policia arreston 10 persona pas një përleshjeje mes dy familjeve në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 10...
Translate »