Lipjan, 10 shtator 2025 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka mbajtur një takim me qytetarët në fshatin Topliqan, ku kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Ilir Qeriqi, prezantoi programin e tij qeverisës.
Pavarësisht rëndësisë së takimit, aktiviteti u karakterizua nga pjesëmarrje e ulët e qytetarëve. Në fjalën e tij, Qeriqi theksoi prioritetet e programit të LVV-së për Lipjanin, duke përmendur zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe përkushtimin për një qeverisje transparente e në shërbim të qytetarëve.