Imri Ahmeti: Banorët e Hallaqit të Madh konfirmojnë mbështetjen për LDK-në

Date:

Lipjan, 3 tetor 2025 – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarët e Hallaqit të Madh, ku u prit me pjesëmarrje të konsiderueshme dhe entuziazëm nga banorët e këtij fshati.

Banorët e Hallaqit të Madh shprehën hapur përkrahjen e tyre, duke theksuar se kanë zgjedhur alternativën që sipas tyre garanton zhvillim, transparencë dhe përfaqësim real, elemente të cilat, siç u tha në tubim, LDK i ka dëshmuar gjatë qeverisjes në Lipjan.

Në fjalën e tij, Ahmeti tha se LDK është e vendosur të vazhdojë projektet e mëdha që kanë për qëllim ngritjen e standardeve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

“Banorët e Lipjanit e dinë se fjala jonë është e mbajtur. Ne kemi dëshmuar qeverisje me rezultate dhe do të vazhdojmë të ecim përpara bashkë me qytetarët”, deklaroi ai.

Takimi i mbrëmjes në Hallaq të Madh u pa si një tjetër dëshmi e mobilizimit dhe përkrahjes së gjerë që po fiton LDK në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Lipjani ec përpara!

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

YAHR vlerëson punën dhe përkushtimin e kuvendarëve të Lipjanit të legjislaturës së kaluar

Lipjan, 29 dhjetor 2025: Sot u mbajt Ceremonia e...

Betohet Imri Ahmeti, i rizgjedhur për herë të katërt Kryetar i Komunës së Lipjanit

05 dhjetor 2025 — lipjani.infoNë sallën e Kuvendit të...

LDK mbajti tubimin qendror në Lipjan – Imri Ahmeti: “Lipjani foli, fitore më 12 tetor”

Lipjan, 5 tetor 2025 – Në një atmosferë elektrizuese...
Translate »