LDK me Imri Ahmetin në Ribar të Madh, tubim me masë të elektrizuar

Date:

Lipjan, 1 tetor 2025 – Fushata e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lipjan ka vazhduar me një tubim të madh në fshatin Ribar i Madh, ku kandidati për kryetar të komunës, Imri Ahmeti, u prit me entuziazëm nga një numër i madh qytetarësh.

Atmosfera në sallë u përshkrua si elektrizuese, me pjesëmarrës që shprehën përkrahje të fuqishme për kandidaturën e Ahmetit dhe vizionin e tij për mandatin e ardhshëm.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ahmeti theksoi se LDK ka dëshmuar përkushtim dhe rezultate të prekshme në Lipjan gjatë viteve të fundit, duke shtuar se projektet konkrete për zhvillimin e komunës do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

“Ne kemi një plan të qartë dhe të qëndrueshëm, që garanton zhvillim dhe mirëqenie për çdo familje të Lipjanit”, tha Ahmeti.

Tubimi në Ribar të Madh konsiderohet ndër më të mëdhenjtë e deritanishëm të LDK-së gjatë kësaj fushate, duke treguar mobilizimin e strukturave dhe përkrahjen e gjerë qytetare.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...