Stomatologu Dr. Arbër Kryeziu ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale, duke u pranuar në programin e specializimit në Kirurgji Orale. Ky zhvillim shënon një avancim të mëtejshëm në përgatitjen e tij akademike dhe praktike, me synim ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më të avancuara dhe cilësore për pacientët.
Përveç angazhimit akademik, Specializanti Dr. Arbër Kryeziu ushtron aktivitetin e tij profesional në ordinancën stomatologjike “VitaDent” në Lipjan, ku ofrohen shërbime të ndryshme stomatologjike, duke përfshirë trajtime konservative, estetike dhe ndërhyrje bazike kirurgjikale. Ordinanca karakterizohet nga përdorimi i teknologjive bashkëkohore dhe një qasje e orientuar drejt pacientit, me fokus në cilësi, siguri dhe komoditet.
Ky hap i ri në karrierën e tij pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të shërbimeve stomatologjike në qytetin e Lipjanit, duke sjellë metoda dhe teknika të avancuara trajtimi në përputhje me standardet bashkëkohore.
Për më shumë informacione dhe konsultë, pacientët mund të drejtohen në ordinancën “VitaDent”.
Rruga Bajram Gashi 86
Tel: 044 558 663
