LDK në Lipjan propozon tre kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 7 Qershorit

Date:

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot janë propozuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 7 Qershor.

Sipas njoftimit zyrtar të degës, kandidatët e propozuar janë:

  • Anila Reçica-Llugiqi
  • Daut Azemi
  • Safete Amërllahu

Nga dega e LDK-së në Lipjan u theksua se kandidatët e propozuar përfaqësojnë vlerat, përkushtimin dhe vizionin e subjektit për një përfaqësim sa më dinjitoz të qytetarëve në institucionet e vendit.

“Me unitet, punë dhe përkushtim, vazhdojmë përpara në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit tonë”, thuhet në njoftimin e degës.

LDK në Lipjan ka shprehur besimin se përmes angazhimit të strukturave dhe mbështetjes qytetare do të arrijë një rezultat të suksesshëm në zgjedhjet e ardhshme.

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij....

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...