Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Date:

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim Koordinatorin e Zhvillimit të Kombet e Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, projektet zhvillimore dhe sfidat me të cilat përballen komunat në Kosovë.

Gjatë takimit, kryetari Ahmeti e falënderoi përfaqësuesin e OKB-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Komunës së Lipjanit, duke prezantuar njëkohësisht projektet kryesore dhe sfidat aktuale të komunës.

Sipas Ahmetit, gjatë viteve të fundit në Lipjan janë realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi, megjithatë disa sfida mbeten ende prioritare për institucionet lokale.

“Pavarësisht investimeve në arsim, sfidë mbeten mësimi tërëditor dhe ndërtimi i çerdheve, ndërsa çështja e kontratës kolektive ndikon në planifikimin buxhetor të komunave. Në sektorin e shëndetësisë jemi në prag të funksionalizimit të objektit të ri shëndetësor, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve për qytetarët”, ka deklaruar kryetari Ahmeti.

Ai gjithashtu theksoi se Komuna e Lipjanit, përveç investimeve infrastrukturore, ka ofruar prona komunale për investitorë të ndryshëm me synim zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër, Stephen O’Malley falënderoi kryetarin Ahmeti për pritjen dhe bashkëpunimin me institucionet e OKB-së, ndërsa prezantoi planin e ri zhvillimor të organizatës për Kosovën.

Sipas tij, plani fokusohet në tri shtylla kryesore: zhvillimin njerëzor përmes arsimit dhe trajnimeve, qeverisjen e përgjegjshme dhe sundimin e ligjit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në fund të takimit u theksua gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe institucioneve të Kombet e Bashkuara në realizimin e projekteve që ndikojnë në zhvillimin lokal dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

LDK në Lipjan mban takim mobilizues të shtabit zgjedhor në prag të 7 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...