Shukri Buja: Arsimi cilësor dhe fuqizimi i grave, prioritet i vizionit tonë për Lipjanin

Date:

Lipjan, 9 shtator 2025 – Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore me takime të rëndësishme me qytetarë, profesorë dhe gra nga komuna.

Në një nga takimet e mbajtura, Buja bashkë me bashkëpunëtorët e tij Albulenën, Adelinën dhe Xhenetën, u takuan me profesorë nga Lipjani që punojnë në universitete dhe kolegje. Diskutimet u përqendruan rreth sfidave dhe mundësive të arsimit, rritjes së cilësisë, lidhjes së shkollës me tregun e punës dhe rolit që duhet të ketë komuna në këtë drejtim.

“Profesorët na dhanë rekomandime të vlefshme, të cilat do të jenë udhërrëfyes për vizionin tonë. Lipjani që duam fillon me një arsim cilësor, që është garanci për të ardhmen e rinisë sonë”, tha Buja.

Në një aktivitet tjetër, Buja zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me gratë e Magurës. Ai theksoi se fuqizimi i rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje do të jetë prioritet i veçantë në qeverisjen e tij, duke përfshirë rritjen e mundësive për punësim, mbështetjen e iniciativave ekonomike dhe krijimin e hapësirave të barabarta në arsim e shëndetësi.

Në këtë takim morën pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu, profesoresha Sala Berisha Shala, si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga rajoni i Magurës: Driton Bytyqi, Egzona Bytyqi dhe Valon Mziu.

“Mbështetja e vajzave dhe grave të Magurës është dëshmi e qartë se vizioni ynë është për një Lipjan më të zhvilluar e më të barabartë”, theksoi Buja.

Këto dy aktivitete po konsiderohen si pjesë e mobilizimit të PDK-së në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, duke fokusuar programin në arsim dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Tërmet i fuqishëm ndjehet në Kosovë, epiqendra në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë sipas shkallës Rihter...

YAHR vlerëson punën dhe përkushtimin e kuvendarëve të Lipjanit të legjislaturës së kaluar

Lipjan, 29 dhjetor 2025: Sot u mbajt Ceremonia e...

Betohet Imri Ahmeti, i rizgjedhur për herë të katërt Kryetar i Komunës së Lipjanit

05 dhjetor 2025 — lipjani.infoNë sallën e Kuvendit të...

LDK mbajti tubimin qendror në Lipjan – Imri Ahmeti: “Lipjani foli, fitore më 12 tetor”

Lipjan, 5 tetor 2025 – Në një atmosferë elektrizuese...