Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e gjera të partisë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Takimi u udhëhoq nga kryetari i degës, Imri Ahmeti, ku u diskutua për mobilizimin e strukturave partiake, koordinimin e aktiviteteve në terren dhe organizimin e përgjithshëm të fushatës zgjedhore në komunën e Lipjanit.
Gjatë takimit u theksua gatishmëria e degës për zhvillimin e një fushate të organizuar, korrekte dhe sa më afër qytetarëve, ndërsa u konfirmua edhe mbështetja për kandidatët e LDK-së nga Lipjani në garën parlamentare.
Nga drejtuesit e degës u tha se Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan mbetet e përkushtuar për të vazhduar punën me seriozitet dhe përgjegjësi, duke synuar përfaqësim dinjitoz dhe besim qytetar në zgjedhjet e ardhshme.
Kandidatët e degës së Lipjanit për zgjedhjet e 7 qershorit janë:
- Daut Azemi – numri 55
- Armend Grajqevci – numri 56
- Anila Reçica Llugiqi – numri 57
- Safete Kasabaj Amerllahu – numri 58
Takimi u vlerësua si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të degës për organizim dhe koordinim në prag të procesit zgjedhor parlamentar.
