“Rusia po përgatit ofensivë, e kemi gati planin sesi do t’i përgjigjemi”- Zelensky pyetet për negociatat me Putinin: A mund të flasësh me një njeri të shurdhër?!

Date:

Volodymyr Zelensky, i pyetur nëse ishte koha për të negociuar me Vladimir Putin duke pasur parasysh mungesën e municioneve të Ukrainës dhe zgjedhjet e ardhshme në SHBA, të cilat mund të shkurtojnë ndihmat ushtarake, u përgjigj duke thënë: “A mund të flasësh me një njeri të shurdhër? A mund të flasësh me një njeri që vret kundërshtarët e tij ?

“Ne do të propozojmë një platformë ku Putini mund të pranojë se e ka humbur këtë luftë dhe ishte një gabim dhe tragjedi e madhe për ne dhe për botën demokratike. Ukraina nuk mund të pranojë humbjen e luftës. Çfarë do të thotë nëse Ukraina humbet? Ukraina nuk do të ekzistojë”.

Zelensky gjithashtu tha se situata do të varet nga shumë faktorë dhe Rusia do të tentojë një sulm tjetër në fund të majit ose verës.

“Do të kemi një kohë të vështirë në muajt e ardhshëm… do të përballemi me valë të ndryshme presionesh politike, financiare,” shton ai.

“Rusia do të përgatisë kundërsulmën e saj në fillim të verës ose në fund të majit, nëse mundet. Ne do të jemi të përgatitur për betejën e tyre,” thotë ai, duke shtuar se një ofensivë e Rusisë që filloi në tetor deri më tani ka qenë “joproduktive”.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...