KKSB-ja në Lipjan diskuton për të rritur sigurinë publike në komunë

Date:

Lipjan, 5 mars 2024: Mbahet mbledhja e parë e KKSB-së për vitin 2024

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Lipjan ka mbajtur sot mbledhjen e parë të vitit, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunën tonë.

Në takimin e sotëm, përfaqësuesi i shoqërisë civile, z. Bekim Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e dukurive negative në komunën tonë, duke përmendur rastet e therrjeve me thika ndaj nxënësve të shkollave të mesme. Ai kërkoi kontributin e KKSB-së në parandalimin e këtyre dukurive negative.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, propozoi që të zhvillohet një orë vetdijesuese kundër dukurive negative në të gjitha shkollat e komunës, propozim ky që u miratua nga të gjithë anëtarët e KKSB-së.

Komandanti i Stacionit Policor, Argjent Gashi, në takimin e sotëm vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit është e mirë dhe po kërkoi angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë qytetarët për të mbajtur situatën e qetë dhe stabile.

Në këtë mbledhje, u diskutua gjithashtu për punën e bërë nga KKSB-ja gjatë vitit 2023, si dhe u prezantua plani i punës për vitin 2024.

Në përfundim, anëtarët e KKSB-së prezantuan shqetësime të identifikuara nga qytetarët, lidhur me sigurinë publike, duke theksuar nevojën për të punuar së bashku për rritjen e sigurisë në komunën tonë.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Armend Grajqevci kandidon për deputet – premton angazhim të ri në shërbim të qytetarëve dhe Kosovës

Armend Grajqevci ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet...

LDK në Lipjan propozon tre kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 7 Qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

Lipjanit i shtohet vlera – Stomatologu Dr. Arbër Kryeziu avancon në Kirurgji Orale.

Stomatologu Dr. Arbër Kryeziu ka arritur një hap të...

Zgjidhje natyrale për pastrimin e banjës: Largoni njollat e verdha dhe gurëzimin lehtësisht

Zgjidhje natyrale për pastrimin e banjës: Largoni njollat e...