Kurti replikon me Vuçiç në OKB: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin e fundit të shekullit të shkuar

Date:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij para OKB-së duke i cilësuar si “të rreme” pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë

Në takimin ku i pranishëm ishte edhe Vuçiç, Kurti tha se këto akuza po bëhen nga një shtet, që sipas tij, ka qeverisje autoritare.

“Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë.Me krenari themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 ulëse të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë të serbëve veçanërisht. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare”, tha Albin Kurti.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...

Gadimja mobilizon mbështetjen për LDK-në, Abdixhikun dhe Osmanin

Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi politik, qindra qytetarë...

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...