Sulmohet një mjeke në QMF Janjevë!

Date:

Punonjësit shëndetësorë në shumë raste gjatë kryerjes së detyrave të tyre përballen me pacientë e familjarë të pacientëve të cilët i fyejnë e ofendojnë me fjalë të ndryshme. E shpesh herë këto fjalë eskalojnë në kërcënime dhe veprime të dhunshme ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një situatë e tillë ka ndodhur dje pasdite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka sulmuar një mjeke.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 68-vjeçari i revoltuar për një dokument mjekësor, ka eskaluar në sjellje agresive ndaj mjekes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë shoqëruar në stacion policor të moshuarin dhe i njëjti është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...

LDK në Lipjan mban takim mobilizues të shtabit zgjedhor në prag të 7 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

PDK në Lipjan intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

Osmani dhe Abdixhiku zhvillojnë bashkëbisedim me qytetarët në Lipjan: “Ndryshimi po kërkohet”

Një atmosferë dinamike dhe plot diskutime u zhvillua sot...