Vrasje në tentativë në Lipjan, plagoset një person

Date:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person..

By Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët kanë bërë me dije se personi që u plagos është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, përfshirë të plagosurin.

“Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

YAHR dhe institucionet në Lipjan diskutojnë formimin e Task Forcës kundër bullizmit në shkolla

Lipjan, 18 nëntor 2026 – Luftimi i bullizmit në...

Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij....

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...