Shukri Buja: Parandalimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë – shëndeti i grave, prioritet i pandalshëm

Date:

Lipjan, tetor 2025 – Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka përcjellë një mesazh sensibilizues me rastin e “Tetorit Rozë”, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Buja ka theksuar rëndësinë jetike të kontrolleve të rregullta dhe fuqinë e skriningut, duke nënvizuar se mamografia, ekografia dhe vizitat e shpeshta tek mjeku janë çelësi për zbulimin e hershëm të sëmundjes, duke rritur ndjeshëm mundësinë e shërimit.

“Kujdesi për veten përmes skriningut nuk është vetëm një hap shëndetësor, është një investim në jetën dhe të ardhmen tuaj. Parandalimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë”, u shpreh Buja.

Ai shtoi se mbështetja institucionale për shëndetin e grave do të jetë një prioritet i pandalshëm në qeverisjen e tij, duke vënë theks të veçantë tek politikat parandaluese dhe përkujdesja për shëndetin e komunitetit.

Share post:

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Aktivizmi qytetar që po e ndryshon Magurën

Ndryshimi i një komuniteti fillon nga qytetarët e tij....

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...