Armend Grajqevci kandidon për deputet – premton angazhim të ri në shërbim të qytetarëve dhe Kosovës

Date:

Armend Grajqevci ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e cilësuar këtë hap si vazhdim të angazhimit të tij politik dhe qytetar në shërbim të vendit.

I njohur për aktivitetin e tij politik dhe përfaqësimin lokal, Grajqevci vjen në këtë garë pasi ka fituar dy mandate si asambleist komunal, ndërsa aktualisht ushtron edhe funksionin e kryetarit të Forumit Rinor të degës së LDK-së. Ai konsiderohet si një nga zërat e rinj politikë që synon të sjellë energji, përkushtim dhe vizion të ri në institucionet qendrore të Kosovës.

Në deklarimin e tij publik, Grajqevci ka theksuar se kandidatura e tij nuk përfaqëson privilegj personal, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe shtetit.

“Të shohësh vendin tënd teksa kalon procese të vështira politike e institucionale, nuk mund të më gjejë ndryshe veçse në shërbim të tij. E marr këtë përgjegjësi me vetëdije të plotë se nuk është privilegj për veten, por detyrim për qytetarët”, është shprehur ai.

Duke vlerësuar rrugëtimin e tij politik brenda Lidhja Demokratike e Kosovës, Grajqevci ka potencuar se LDK-ja mbetet adresa ku ai ka formuar identitetin e tij politik dhe vizionin për shtetndërtimin.

“Askund nuk mund t’i shërbej më mirë vendit sesa në vatrën e lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të republikës”, ka deklaruar ai.

Me fokus tek rinia, përfaqësimi qytetar dhe forcimi i institucioneve, Armend Grajqevci synon që përmes Kuvendit të Kosovës të kontribuojë në zhvillimin politik dhe shoqëror të vendit, duke premtuar zë aktiv për interesat e qytetarëve.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka falënderuar strukturat e degës për besimin e dhënë, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këtë rrugëtim politik.

“Me besim në Zot, familje dhe shtet, e nisi këtë rrugëtim me bindjen se Kosova meriton dhe do të bëhet më mirë”, ka përfunduar Grajqevci.

Share post:

[tds_leads title_text="Subscribe" input_placeholder="Email address" btn_horiz_align="content-horiz-center" pp_checkbox="yes" pp_msg="SSd2ZSUyMHJlYWQlMjBhbmQlMjBhY2NlcHQlMjB0aGUlMjAlM0NhJTIwaHJlZiUzRCUyMiUyMyUyMiUzRVByaXZhY3klMjBQb2xpY3klM0MlMkZhJTNFLg==" f_title_font_family="653" f_title_font_size="eyJhbGwiOiIyNCIsInBvcnRyYWl0IjoiMjAiLCJsYW5kc2NhcGUiOiIyMiJ9" f_title_font_line_height="1" f_title_font_weight="700" f_title_font_spacing="-1" msg_composer="success" display="column" gap="10" input_padd="eyJhbGwiOiIxNXB4IDEwcHgiLCJsYW5kc2NhcGUiOiIxMnB4IDhweCIsInBvcnRyYWl0IjoiMTBweCA2cHgifQ==" input_border="1" btn_text="I want in" btn_tdicon="tdc-font-tdmp tdc-font-tdmp-arrow-right" btn_icon_size="eyJhbGwiOiIxOSIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE3IiwicG9ydHJhaXQiOiIxNSJ9" btn_icon_space="eyJhbGwiOiI1IiwicG9ydHJhaXQiOiIzIn0=" btn_radius="3" input_radius="3" f_msg_font_family="653" f_msg_font_size="eyJhbGwiOiIxMyIsInBvcnRyYWl0IjoiMTIifQ==" f_msg_font_weight="600" f_msg_font_line_height="1.4" f_input_font_family="653" f_input_font_size="eyJhbGwiOiIxNCIsImxhbmRzY2FwZSI6IjEzIiwicG9ydHJhaXQiOiIxMiJ9" f_input_font_line_height="1.2" f_btn_font_family="653" f_input_font_weight="500" f_btn_font_size="eyJhbGwiOiIxMyIsImxhbmRzY2FwZSI6IjEyIiwicG9ydHJhaXQiOiIxMSJ9" f_btn_font_line_height="1.2" f_btn_font_weight="700" f_pp_font_family="653" f_pp_font_size="eyJhbGwiOiIxMyIsImxhbmRzY2FwZSI6IjEyIiwicG9ydHJhaXQiOiIxMSJ9" f_pp_font_line_height="1.2" pp_check_color="#000000" pp_check_color_a="#ec3535" pp_check_color_a_h="#c11f1f" f_btn_font_transform="uppercase" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjQwIiwiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJsYW5kc2NhcGUiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjM1IiwiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJsYW5kc2NhcGVfbWF4X3dpZHRoIjoxMTQwLCJsYW5kc2NhcGVfbWluX3dpZHRoIjoxMDE5LCJwb3J0cmFpdCI6eyJtYXJnaW4tYm90dG9tIjoiMzAiLCJkaXNwbGF5IjoiIn0sInBvcnRyYWl0X21heF93aWR0aCI6MTAxOCwicG9ydHJhaXRfbWluX3dpZHRoIjo3Njh9" msg_succ_radius="2" btn_bg="#ec3535" btn_bg_h="#c11f1f" title_space="eyJwb3J0cmFpdCI6IjEyIiwibGFuZHNjYXBlIjoiMTQiLCJhbGwiOiIxOCJ9" msg_space="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIwIDAgMTJweCJ9" btn_padd="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIxMiIsInBvcnRyYWl0IjoiMTBweCJ9" msg_padd="eyJwb3J0cmFpdCI6IjZweCAxMHB4In0="]
spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Imri Ahmeti: “Pa demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja”

Lipjan, 2 shtator 2026 – Kryetari i Komunës së...

Osmani ndez Lipjanin: ‘Le të fitojë Republika e Kosovës!’

Një numër i madh qytetarësh u mblodhën në Lipjan...

Bedri Hamza nga Lipjani: Ndryshimi nuk mund të presë më

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri...