Imri Ahmeti: Me plan konkret për projekte madhore në Lipjan

Date:

Lipjan, 9 shtator 2025 – Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherësh kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat tjetër, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me qytetarët ku ka prezantuar projektet e planifikuara për periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Ahmeti tha se ekipi i tij ka identifikuar me saktësi nevojat e qytetit dhe ka projektuar mundësitë buxhetore të komunës për financimin e projekteve madhore.

“Kemi një plan konkret, me projekte të qarta dhe me një arsyeshmëri financiare të qëndrueshme”, theksoi ai.

Ai shtoi se Lipjani tashmë është shndërruar në një qytet që po rritet dita-ditës dhe që po bëhet gjithnjë e më atraktiv e konkurrues me qytetet tjera të Kosovës.

“Ne nuk premtojmë bosh. Me punë të përkushtuar, po ndërtojmë Lipjanin që e duam”, tha Ahmeti, duke theksuar se zhvillimi i komunës do të vazhdojë mbi bazën e planifikimit të qartë financiar dhe projekteve konkrete.

Takimi u shoqërua me diskutime dhe prezantime vizuale të projekteve të ardhshme, duke nxitur interesim dhe bashkëbisedim me qytetarët e pranishëm.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Kryetari Imri Ahmeti priti në takim Koordinatorin e Zhvillimit të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur...

LDK në Lipjan mban takim mobilizues të shtabit zgjedhor në prag të 7 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

PDK në Lipjan intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan ka...

Osmani dhe Abdixhiku zhvillojnë bashkëbisedim me qytetarët në Lipjan: “Ndryshimi po kërkohet”

Një atmosferë dinamike dhe plot diskutime u zhvillua sot...